CNN/ Evropa e dyzuar nëse duhet të pranojë apo refuzojë ofertën e Putin për vaksinën ruse

CNN/ Evropa e dyzuar nëse duhet të pranojë apo refuzojë ofertën e Putin për vaksinën ruse

Programi i ngadaltë i vaksinimit në Evropë ka paraqitur një mundësi të artë për të shënuar një fitore serioze diplomatike, për një nga armiqtë më të mëdhenj të kontinentit.  Ndërkohë që gjatë kësaj jave Kremlini zyrtar bëri publike detaje nga një bisedë mes Presidentit Francez Emmanuel Macron, Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe Presidentit Rus Vladimir Putin.

Pika një në rendin e ditës, sipas Kremlinit ishte diskutimi mbi perspektivën e "regjistrimit të vaksinës ruse Sputnik V në BE dhe fillimin e dërgesave të mundshme dhe prodhimit të përbashkët të vaksinës në vendet anëtare të unionit. Ndërkohë që në anën tjetër qeveria gjermane ishte më e kujdesshme në deklaratat e saj duke theksuar mënyrat se si Sputnik V mund të përdoret vetëm nëse plotëson standardet evropiane. Por takimi ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar frikë tek disa nga vendet anëtare, ndërsa nxiti përgjigje të zemëruara nga zyrtarë qeveritarë dhe ligjvënës midis aleatëve të Evropës.

Programi i vaksinimit në Bashkimin Evropian ka qenë relativisht in ngadaltë  dhe ka pasur vështirësi të shumta për shkak të mungesës së dozave.

Për një numër në rritje të udhëheqësve të BE,  rrugëdalja nga kriza mund të çojë në drejtim të Rusisë. Kremlini u kritikua shumë verën e kaluar për miratimin e Sputnik V para se të fillonin provat  masive të Fazës 3, por analiza e fundit e botuar në The Lancet zbuloi se vaksina ishte efektive dhe e sigurt.

Në anën tjetër vaksina ruse është në shqyrtim edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave. Udhëheqësit e tjerë evropianë janë skeptikë rreth motiveve të Rusisë dhe e shohin ofertën si një shans për Putinin për të përçarë më tej kontinentin. Diplomatët nga disa vende ish anëtare të bllokut sovjetik thonë se ata nuk kanë ndërmend të përdorin ndonjë vaksinë "përveç atyre të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave", spekulojnë se vaksina ruse "mund të jetë një mjet për të ndarë Bashkimin evropian dhe aleatët e tij" dhe kanë frikë se Moska mund ta përdorë atë si një "mjet" për aktivitete të tjera të mbrapshta.

Kurë apo armë?

Nga perspektiva evropiane, shumica e vendeve të unionit evropian duket jashtëzakonisht e relaksuar në lidhje me takimin midis Merkel, Macron dhe Putin dhe mendojnë se shqetësimi ndërkombëtar ka ardhur nga qasja e Rusisë mbi ngjarjet. Në të vërtetë, disa shtete anëtare kanë filluar negociata të drejtpërdrejta me Moskën me shpresën për të marrë vaksinën Sputnik, edhe pse ajo nuk është miratuar ende EMA dhe nuk  është pjesë e programit të vaksinave të bllokut, në të cilin Komisioni Evropian ka blerë doza në emër të vendeve.

Të dy vendet Hungaria dhe Sllovakia kanë miratuar dhe porositur 4 milion doza të vaksinës Sputnik, ndërsa vendet e tjera, përfshirë Austrinë, po përgatiten të bëjnë një porosi dhe të  sigurojnë vaksinat të ruse për qytetarët e tyre. Italia dhe vendet e tjera janë në bisedime për të prodhuar doza Sputnik në Evropë.

Vula e miratimit të Austrisë për vaksinën Sputnik është një grusht veçanërisht i egër për Brukselin, pasi Kancelari austriak Sebastian Kurz akuzoi hapur Komisionin Evropian për shpërndarjen e vaksinave padrejtësisht midis vendeve anëtare.

Këtë javë, nëpërmjet një postimi në Twitter shkroi se ishte i lumtur se vendi i tij do të ishte në gjendje të bënte një porosi, pas takimit të tij me ambasadorin rus në vend.

Kryeministrja lituaneze në anën tjetër Ingrida Šimonytė, ka deklaruar publikisht  se "Putini nuk kujdeset ta përdorë vaksinën si një kurë për popullin rus, por ia ofron botës si një armë tjetër hibride për të ndarë dhe sunduar". Ndërsa Putini ka qenë i shpejtë për të hedhur Sputnik në skenën globale, shumica e rusëve në shtëpi kanë hezituar ta marrin atë.

Por pikëpamjet e Šimonytė janë në pakicë midis liderëve të BE-së. Fakti që dy udhëheqësit më të fuqishëm të bllokut madje patën këtë diskutim me Putinin ka shqetësuar disa nga ish-shtetet Sovjetike, edhe pse shumë pak prej tyre ngrënë zërin pasi e dinë se çështja është një argument i humbur.

Edhe pse shumica e anëtarëve të BE-së janë më pak entuziastë sesa Kurz për përdorimin e Sputnik, ata  janë të relaksuar në lidhje me sugjerimet franko-gjermane  për t’iu drejtuar nga Moska dhe mendojnë se frika është e mbivendosur.

Duke nënvlerësuar shqetësimet e vendeve si Lituania dhe Polonia, një diplomat evropian i tha CNN: "Edhe nëse EMA e miraton atë, nuk ka shumë të ngjarë që Komisioni ta shtojë në portofolin e tij të vaksinave. Përveç kësaj, Rusia thjesht nuk ka kapacitet për të prodhuar vaksinën në çdo shkallë serioze brenda BE ".

Vaksinat e përdorura në skemën e BE duhet të jenë prodhuar në laboratorë që përputhen me standardet EMA. Pra është e vërtetë që jemi shumë larg nga të shohim Sputnik-un të prodhohet në laboratorët e BE-së, fakti që disa shtete anëtare shqetësohen, disa po hedhin poshtë këto frikëra dhe të tjerët po bëjnë zhurmë për të marrë vaksinën e Rusisë, tregon se sa lehtë Moska mund të shkaktojë ndarje, si brenda ashtu edhe jashtë BE-së.

Granatë politike

Në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin Brukseli po përplaset publikisht mbi vaksinat, një zyrtar i lartë qeveritar i tha CNN se ishte "jashtëzakonisht naive" të diskutohej për Sputnik, duke pasur parasysh faktin se Rusia po i përdor "vaksinat si një mjet diplomatik".

Tom Tugendhat, kryetar i komitetit të çështjeve të jashtme tha:

"Përdorimi i vaksinave për të krijuar një përçarje më të madhe midis MB dhe BE dhe midis atyre shteteve të BE që e njohin mirë Rusinë si Lituania dhe të tjerëve që janë më të gatshëm të bëjnë një sy qorr , është krijuar për të ndarë dhe provokuar dhe kjo ushqen vetëm interesin e Rusisë ".

Pavarësisht nëse ky ishte qëllimi kryesor apo jo, ndarja e Perëndimit është gjithmonë e mirëpritur në Kremlin.

Oleg Ignatov, analist i Rusisë në Crisis International, besonte se qëllimi kryesor i Moskës ishte të " njohja e vaksinës nga evropianët I siguron një fitore të forcave të buta Rusisë, duke e bërë atë më të pëlqyeshme për qytetarët evropianë", por pranon që krijimi i një pykë në Perëndim është ndoshta një efekt anësor pozitiv.

"Rusia është gjithmonë e lumtur të shohë Bashkimin Evropian dhe aleatët e saj të ndarë ndërsa luan në mesazhe të brendshme që ndoshta demokracia perëndimore nuk është gjithçka që është thyer", shtoi ai.

Kritikët e Kremlinit kanë vërejtur se suksesi i eksporteve të vaksinave ka luajtur një rol më të madh në mediat vendase, të cilët kanë ngritur pyetje të rëndësishme  për prioritetet e Rusisë. Nëse qëllimi ishte të fuste një granatë politike në Evropë, Sputnik është një mjet i përsosur për ta bërë atë.

Pandemia i ka shkaktuar dëme të mëdha diplomacisë së brendshme evropiane. Një kombinim i çështjeve të paparashikuara të furnizimit me vaksina, takime të kufizuara dhe interesi vetjak i kombeve për të parandaluar vdekjen e qytetarëve është një kombinim perfekt për ringjalljen e konflikteve në një kontinent të ndërthurur si Evropa.

Megjithatë, në nxitimin për të kaluar një valë të tretë të pandemisë dhe për të rregulluar gabimet e bëra në fazat e hershme të përhapjes së vaksinave, evropianët duhet të jenë të vetëdijshëm  sesi ndarjet e tyre të brendshme shihen dhe konceptohen jashtë unionit. Për aleatët e tyre, mund të duket pak a shumë si një gërricje maceve në një thes. Por për armiqtë e tyre, është një dobësi që ata janë vetëm shumë të gatshëm për të shfrytëzuar.

Artikull i marrë nga CNN, Përktheu për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/04/2021 08:19

    Europa eshte e mbarume.Nuk e kuptoj si quhet akoma e bashkuar,Anglia iku,çdo shtet vepron ne hesap t'vet.Pandemia e nxorri blof fare Europen ne shume aspekte,mungese totale solidariteti.Europa e bashkuar eshte nje strehe e shume burokrateve qe nuk dine te bejne asgje,as nuk kane ide,vizion per Europen etj.Shtetet,qeverite,jane bere ujqer per njeri tjetrin,pa kuptim,per vaksinat,nga manaxhimi shume i keq i distribuimit te vaksinave.Harrojeni Europen e bashkuar,ka kohe qe ka marre rrokullisjen.Do vazhdoje edhe ca vite demagogjia per Europen, nga Europa,dhe kaq,pastaj t'majt e jotja.Peshku madh ha t'voglin,jeta vazhdon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit