CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga CNN, ku vlerësohen bukuritë e bregdetit, qendrat historike në Berat e Gjirokastër, ato të kulturës dhe Parku Kombëtar i Vjosës.
“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, u shpreh Rama.
“CNN Travel” ka zgjedhur 24 vende mes tyre edhe Shqipërinë për t’u vizituar në vitin 2024. “CNN Travel” nënvizon se në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre.
“E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t'u habitur që Shqipëria nuk ishte popullore si destinacion plazhi më parë. Por çmimet ‘miqësore’ me portofolin, kanë sjellë një lulëzim të turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, aq shumë sa në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre të verore.'- thuhet në artikull.
Ndër të tjera në artikull nënvizohet edhe fakti se në Shqipëri, veç bregdetit, vendi ka një kulturë të pasur, me qendra historike si Berati dhe Gjirokastra.
'2024 sheh hapjen e një aeroporti të ri në Vlorë, në bregdet, i cili do t'i lehtësojë udhëtimet në plazh. Por Shqipëria ka shumë më tepër sesa bregdeti i saj. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse si Thethi.
Në vitin 2023, Vjosa e Shqipërisë prej 168 miljesh (270 kilometrash) u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë. Shqipëria mori parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, rreth lumit Vjosa prej 168 miljesh (270 kilometrash)', shkruan “CNN travel”.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
Turizmi u shtua sepse ne radhe te pare Shqiperia eshte e paster,te gjitha qytetet u restauruan,u shtua siguria dhe mbi te gjitha eshte mikpritja.Vetem shpellaret nuk duan ti kuptojne sepse te huajt i pane me sy keto ndryshime qe sigurisht nuk jane te mjaftueshme.
PërgjigjuBerja e shtetit eshte 1000 vjet prapa keshtu qe te shpresojme ne turizem qe kasta qelbesire politike dhe administrata 33vjecare te shijoje gjene e vjedhur dhe pushtetin.
Përgjigju