Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës ka publikuar videospotin më të ri për promovimin e Kosovës, i cila do të shfaqet në kanalin më të shikuar mbarë botëror CNN. Videospoti brenda një minute shfaq pamje të Kosovës përmes një aparati fotografik.
Ky videospot e paraqet Kosovën si vend të favorshëm biznesor i cili njëkohësisht ofron shërbime cilësore dhe vende malore për pushim, pastaj skijim dhe jetë nate.
Në këtë spot shfaqen pamje të Prishtinës, si kryeqendër të Kosovës,pamje nga ujëvaret e Mirushës, pastaj pamje të qytetit të Prizrenit i cili konsiderohet si një ndër qytetet më të bukura të Kosovës, pamje nga skijimi në Brezovicë.
Në fund të këtij videospoti shfaqet fytyra e xhudistes Majlinda Kelmendi e cila ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në fushën e xhudizmit.
Për ta parë videon: http://www.facebook.com/InvestKosovo
/Shqiptarja.com