UASHINGTON-Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron " të neveritshëm" faktin që kanali televiziv CNN ka publikuar përmbajtjen e ditarit të ambasadorit amerikan Christopher Stevens. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Philippe Reines e ka konsideruar "të neveritshëm" qëndrimin e CNN që ka publikuar përmbajtjen e ditarit edhe pse familja e ambasadorit të vrarë në Libi ka kundërshtuar këtë vendim të agjensisë prestigjoze të lajmeve.
Por kjo deklaratë është pasur nga një reagim i menjëhershëm i agjensisë CNN. "Departamenti Amerikan i Shtetit nuk duhet të sulmojë nëj asgjnsi lajmesh, por të përgjigjet për disa pyetje që ngrihen si për shembull: Pse departamenti i shtetit nuk ka bërë më shumë për të mbrojtur jetën e ambasadorit Stevens?". CNN shkruan në faqen e tij të internetit se publiku ka të drejtën të informohet mbi ato që ka mësuar media për shqetësimet dhe kërcënimet që i kanoseshin ambasadorit amerikan në Libi, para se ai të humbte jetën gjatë sulmit në konsullatën e Bengazit së bashku me tre amerikanë të tjerë.
Ditari i gjetur nga grupi i xhirimit të CNN ndodhej i braktisur në dyshemenë e konsullatës së shkatërruar nga zjarri. Reporterët kanë lexuar menjëherë përmbajtjen dhe kanë zbuluar të dhëna delikate, të cilat u përdorën menjëherë po pa cituar burimin. Anderson Kuper, gazetari i famshëm i “CNN”, rrëfen se Stivëns ishte i shqetësuar për praninë e terroristëve dhe mendonte se kishte përfunduar në listën e zezë të Al Kaedës. Të afërmit e Stivëns i kërkuan rrjetit televiziv që të mos publikojë asgjë që ishte shkruar atje para se të lexohej nga familja. Sipas familjarëve ai është një material privat dhe pse ka të bëjë me punën.
E ndërsa familjarët prisnin që tu dorëzohej ditari, Anderson deklaronte ne nje raportim direkt se ambasadori frikësohej nga lista e Al Kaedës, duke u bazuar sipas tij në burime që qëndrojnë pranë viktimës.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com