Edhe mediat më prestigjoze duket se gabojnë. Në emisionin e mëngjesit “New Day” në CNN është transmetuar lajmi se legjenda e futbollit brazilian Pele kishte ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Ky lajm është shpërndarë menjëherë në rrejtet sociale si Twitter, duke shokuar jo vetëm ndjekësit e futbollit.
Megjithatë në një hark të shkurtër kohor ky lajm është përgënjeshtruar nga CNN.
Tre herë kampioni i botës, i cili është ende 73 vjeç dhe jo 74, në momentin e publikimit të lajmit ka qenë duke udhëtuar nga Londra në New York në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.
I njëjti emision ka publikuar më pas në Tëitter se e kishte fshirë lajmin dhe i ka kërkuar ndjesë Pelesë dhe ndjekësve të tij në këtë rrjet social.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com