TIRANË, 26 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave, të pandehur për kryerjen e veprës penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake..." në sasi të mëdha.
Në momentin e arrestimit dhe më pas kontrolleve në banesa të këtyre shtetasve, (në dt. 19.05.2014) janë zbuluar një sasi e konsiderueshme mjetesh luftarake, ndër të cilat rreth 97 kilogram lëndë plasëse (C4). Gjatë hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka faktuar se 4 personat, ndër të cilët 2 ishin efektivë ushtarakë, kanë konsumuar elementët e veprës penale për të cilën akuzohen. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasve: Ilir Dhimo, Pëllumb Daci, Emiledi Taku, Artur Çelo. /a.ke/