“Çohuni ju thashë, karagjoza", Erjon Braçe s’formon dot kuorumin, fyen kolegët Kushi e Bushati

Tiranë- Ndodh edhe kjo. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe është përfshirë në një situatë të sikletshme paraditen e sotme rreth orës 10:06 minuta teksa nuk plotësonte dot kuorumin e komisionit të tij, aty ku pritej të raportonte ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri në lidhje me huanë që do të marrë qeveria nga Fondi për Zhvillim Ndërkombëtar për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Duke qënë se nuk i plotësohej kuorumi për të nisur mbledhjen, Braçe ka zbritur nga komisioni i tij në katin e katërt tek kati i dytë ku po zhvillonte punimet Komisioni i Politikës së Jashtme. 

Ai i është drejtuar deputetëve socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi që janë njëkohësisht edhe anëtarë tek Komisioni i Jashtëm edhe tek ekonomia me fjalë fyese. Braçe hapi derën edhe pse po zhvillohej mbledhja dhe ju drejtua dy deputetëve:

"Cohu urgjent. Ti dhe ti. Ejani në mbledhje se ju pret ministri lart. Cohuni ju thashë, karagjoza"

Erjon Braçe


Dy deputetë e shoqëruan me buzëqeshje këtë sjellje që ju shkaktoi jo pak siklet, por nuk ju bindën urdhërit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fghj: 18/09/2018 17:52

    Brace xhepisti

    Përgjigju
  • rambo: 18/09/2018 16:16

    Breshka beri gare me lepurin. Duke vrapuar lepurit i ngeli koka ne nje vrime, vajti breshka dhe e .iu lepurin. Lepuri i tha: .ime moj breshke .ime se me gjete voline(anen). Edhe bracja me keta.

    Përgjigju
  • joy: 18/09/2018 12:21

    ah keta jane bere te gjithe karagjoze per te qare hallin...nuk u ka mbetur pike dinjiteti, si burrave e grave. Mire ua bejne qe ju trajtone si lecke kembesh. Nuk meritoni as t'ju hedhesh qurret

    Përgjigju
  • Nini: 18/09/2018 12:01

    kemi nje llaf ne ; me te .i breshka kur bertet dhe braçe zagari..Po keshtu eshte kur ka legena si keta te tjeret qe i kane duart per te ngrene luledielli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë