Çoi në SPAK treshen Berisha-Meta-Bode për privatizimin e 4 HEC-ve, Idajet Beqiri në Report Tv: Shkelën ligjin, aferë qindra milionëshe! Kompania fiton 10 mln euro në vit

Avokati Idajet Beqiri, i cili ka dorëzuar disa ditë më parë një kallëzim penal në SPAK për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Ridvan Boden për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. I ftuar sot në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se një pasuri kombëtar iu fal privatit që Meta dhe Berisha të kishin përfitime kolosale.

“Nuk ishte shitur ndonjëherë pasuri e tillë privatit. Dhe u bë në një moment kur prodhonte, ishte efecient, jepte fitim të madh. Ishte norma e fitimit dyfish krahasuar me të gjithë të tjerët. Pikërisht në këtë kohë , Qeveria e Berishës në presionin e Ilir Metës, arritën që t’ia shisnin kompanisë turke KURUM. Dhe vlera ende nuk dihet. U shiten këto hidrocentrale 1.6 mln euro më pak sesa u shit hidrocentrali i Lanabregasit, që e mori ujësjellësi i Tiranës.  Ky është abuzimi më i madh”, tha avokat Beqiri.

Ai u shpreh se këto ishin hidrocentralet nga më rentabël dhe prandaj u bë pisllëku.

“Kompania pa bërë asnjë lloj investimi që vitin e parë fitoi 10 mln euro në vitin 2013. Për këto 10 vjet ka marrë 100 mln euro fitim dhe i ka dërguar të gjitha në Turqi”, tha ai.

Duke folur për shkeljet ligjore avokati i njohur u shpreh se shkelja kryesore ishte fakti se ato pasuri kombëtare ndaloheshin me Kushtetutë dhe ligj që të privatizoheshin.

“Shkelja kryesore ligjore kryesore ishte kategorikisht e ndaluar dhe e dënuar me Kushtetutë, pasi nuk lejohen privatizime të tilla. Këtë e ndalonin edhe VKM-të. 2 të tilla e ndalonin totalisht këtë. Ndërkohë që në tetor 2012 dolën dy vendime të tjera që i zhbënin këto të parat dhe me emër përcaktohej fituesi, pa nxjerrë asgjë në tender apo në ankand”, tha avokati.

Idajet Beqiri u shpreh se pret që çështje të përfundojë sa më shpejt me dënimin e përgjegjësve pasi sipas tij kjo dosje është e qartë.

“Ilir Metës për ta bërë këtë aferë iu desh edhe Kryeministri. Bashkë me të iu deshën edhe specialistët të tjerë që janë të gatshme për të nëpërkëmbur ligjin. Unë jam i bindur se ka prokurorë në SPAK, ashtu sicc ka gjyqtarë që kanë integritet dhe këtë çështje do ta zbardhin. Populli thotë ‘nuk futet minarja ne thes’. Por kjo çështje kaq e pastër, kaq e qartë dhe pres t’i jepet drejtimi i duhur”, tha ai.

Kujtojmë se materiali kallëzues që mban firmën e avokatit Idajet Beqiri përpos Metës dhe Berishës, kërkon ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo. Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GEOARMANI: 08/04/2023 23:28

    Avokat Idayet Beqiri! Nese je avokat keshtu nuk je kompetent per pune juridike! Kurum nuk po bën 10 milionë euro në vit! Ju jeni të gabuar. Nëse filloni gabim, përfundoni në gabim! 4 termocentrale prodhojnë 320,000 MWh/vit. Kostoja? 16 EUR/MWh. Kjo është 5.1 milionë euro/vit. Çmimi i shitjes, çmimi i shitjeve? Vitin e kaluar ishte 240 EUR/MWh. 76 milionë euro/vit. Diferenca është 70 milionë euro në vit. Këtu nuk ka TVSH, ky është një mashtrim tjetër! Ju thoni 10 milionë euro. Po mbron Kurumin?

    Përgjigju
  • Iris: 08/04/2023 00:26

    Keta po bllokojne nje cope Gaz.Bardhi te deshmoje si deshmimtar per nje vrasje te rendomte, se kane frike mos inkriminon veten e te tjere,kurse ju z.avokat shpresoni se Berisha,Meta & Co.do te merren te pandehur e te denohen?!

    Përgjigju
  • ana: 07/04/2023 21:54

    Kokat e korrupsionit janë të gjithë këta hajdutë që kanë kohë që janë zhdukur nga qarkullimi, por që me fijet e tyre me këta që janë në pushtet dhe me ata që janë në opozitë, xhirojnë miliarda euro. Duke filluar nga Bode, Berisha, Ruli, Mehdiu, Beqaj, Ahmetaj, Balla, Gjiknuri, Rama, Meta, Basha, e të gjithë shpurat e tyre bastarde që nuk lënë gjë pa vjedhur, pa shantazhuar rivalët nëpër tendera, pa grabitur çdo gjë që u del përpara. Çdo tender e çdo privatizim që bëhet, ka mbrapa një tufë hienash që të shqyejnë nëse u del përpara, se i kanë lidhur telat me njëri-tjetrin si dhe me pushtetarët aktualë e jo vetëm.

    Përgjigju
  • Bistrica: 07/04/2023 19:04

    Te fjitha keta zuzare te shkohen ne hell tu ripet lekura qelbanikeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë