Cokollata redukton kollën kronike

Cokollata redukton kollën kronike
Sipas një studimi, u gjet një ilaç i cili do t’u pëlqejë më shumë njerëzve. Ai është çokollata dhe rekomandohet në raste kur keni kollë ngacmuese të përsëritur. “Cokollata mund të reduktojë kollën tuaj bezdisëse, sipas kërkimeve tona më të fundit të mjekësisë”, - shprehet Roger Dobson.

Konsumimi i një masë të caktuar çokollate apo kakao, ka treguar se mund të reduktojë simptomat e kollës akute apo kronike. Rreth 300 pacientë të sëmurë u kuruan në një klinikë me theobromine dy herë në ditë, një kurë natyrale me përbërës kryesor çokollatën dhe mjekimi zgjati 14 ditë.

Pritshmëritë janë të larta, rreth 60 përqind e tyre ndiejnë përmirësim në reduktimin e kollës kronike. Mjekët rekomandojnë se konsumimi çdo ditë i një mase të caktuar çokollate të zezë mund të përdoret si një kurë shtesë për mjekimin e kollës. Sipas disa studimeve të hershme të “National Heart and Lung Institute”(instituti për sëmundjet e zemrës dhe mushkërive), cokollata arrin të bllokojë disa nerva të ndjeshëm të cilat heqin refleksin e kollitjes.

Ajo në disa raste është më efektive sesa kodeina, mjekim për kollë. Cokollata e konsumuar nëpërmjet kapsulave thebromine është parë të ketë një efekt shumë të kënaqshëm, por duhet patur parasysh se ngrënia e çokollatës ka edhe efekte të papëlqyeshme si shtimi në peshë, diabeti etj.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga