Çollaku: Beteja jonë në shtator në çdo front , edhe në rrugë, por paqësisht! Largimet masive në Korçë? S’është dramë! U dorëhoqën, por s’ikën nga PD-ja

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se beteja e opozitës në parlament do të zhvillohet në të gjitha frontet, por në mënyrë paqësore. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por sipas tij, shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri”, Çollaku listoi ndryshimin mes PD-së dhe PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. Ai është i bindur se nëse “Rama nuk do kishte kryes masakër zgjedhore”, demokratët do ishin në avantazh dhe do kishin fituar.

“Projekti i Lulzim Bashës është që ndryshimi, rrotacioni të vij përmes politikave emancipuese dhe të paqta, do i mjaftonte shumë pak që po të imitonte mënyrat se si Rama erdhi në pushtet, aleance me krimin, me qarqe anti-shqiptare. Do e kisha më kollaj të kontraktoja në bandë, me paguaj fushatën dhe ai të blinte vota për mua dhe unë të rrija në shtëpi, por ne e kemi refuzuar këtë, kemi pritur gazin, se kemi menduar se kur ky proces kur të vij të mos vij shpejt për ne, por për të mirën e Shqipërisë. Këtë bëri Rama në 3 zgjedhje ia jep pushtetin në një piatancë dhe e mban peng, më mirë pa pushtet PD dhe Lulzim Basha në këtë formë se pushteti nga gjirizet e shoqërisë.Beteja jonë do jenë fronatale. Ne zgjedhësit na kanë dhënë një fuqi të jashtëzakonshme në parlament, nuk janë më marionetat në parlament, por një forcë reale. Parlamenti, çdo forum, rruga, çdo mjet demokratik paqësor të principit ne do e përdorim, që jo t’i shkurtojë ditët e qeverisë, por këtij fenomeni kur merr pushtetin nga gjirizet dhe e ndanë më pas me atë”, tha Çollaku.

 Largimet në masë në Korçë, për Çollakun nuk janë një dramë e madhe, pasi sipas tij kryetari Andrea Mano dhe 14 anëtarët e Kryesisë, vijojnë të jenë pjesë e PD-së.

“PD e Korçës është rreth 3000 anëtarë, kryetari dhe një grup kanë ikur, por në asnjë gërmë të tyre nuk thonë se braktisën PD, fakti që dikush jep dorëheqjen, janë problematike brenda një familje politike, janë gjëra që zgjidhen, e rëndësishme është që mbeten anëtarë, dega nuk është shkrirë, jep dorëheqjen një funksionarë, dorëheqjet janë personale, është një proces që do të zgjidhet nga anëtarësia , por kjo nuk përbën asnjë llojë drame. Eksperienca ime personale është se Basha është ai kryetar që ia thua se është gabim dhe ai ka forcën dhe thotë “po ke të drejtë, hajde ta vlerësojmë” dhe ky është një tipar që unë ia vlerësoj. Patjetër që ka defekte”, tha ai.

Në fund, Çollaku zgjodhi që të pushojë të gjithë zërat që kanë deklaruar se ai është pjesë e një grupimi anti-Basha. Publikisht ai ka shprehur mbështetjen ndaj Bashës, teksa ka listuar  tiparet që vlerëson më tepër te kryedemokrati.

“Ishte një lajm idiot, i lancuar në mënyrë idiotestke, turp për gazetarinë, që sajohet e stiset jo profesionalisht, shkrimi ku doli emrin dhe fotoja ime online si lajm kryesor, është një shkrim që nuk e kam lexuar ende, argumentimi se ti mund të bësh një “Like” në mënyrë të pavetëdijshme”. Një ditë më njoftojnë që një mediaprodhon një lajm kur referohet mua që kam mbështetur një shkrim që sot e kësaj dite nuk e kam lexuar. E mbështes totalisht Lulzim Bashën dhe projektin e tij, kam pasur kritika, i kam bërë publike, kemi lëvizur, por mbështetja ime është e pandryshueshme në thelb të saj, nëse kam diçka e bëj publikisht jo fshehurazi.

Kritikat e mia i kam bërë publik, kam qenë kritik me listën e 2017, dhe me këtë ka qenë autokritik dhe vetë Lulzim Basha. Nëse këto zgjedhje do i menaxhonte një qeveri me një standart minimalist PD dhe Lulzim Basha do ishte 12 mandat avantazh, u krye një masakër zgjedhore, nëse ka situata lokale ku dikush thotë se kjo vajti më mirë apo më keq, këto janë situata normale, ka njerëz që thonë mendimin e tyre dhe kundër kryetarit, por kjo është parti demokratike dhe për këtë na bën krenar”, përfundoi Çollaku.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taqi: 29/07/2021 14:54

    te duket vetja dipllomat osurat nallane

    Përgjigju
  • Memaliaj: 29/07/2021 13:26

    Ik mor langaraq tani e fitove mandatin bej yzmetin asaj rroge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë