Çollaku në Report Tv: Vuçiç po tenton të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria duhet të bëjë më shumë, të dalë urgjent nga Open Balkan

TIRANË- Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa prej 19 ditësh serbët kanë vendosur barrikadat. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku komentoi në Report Tv tensionet në veri, ndërsa tha se ky është plani i vjetër i Vuçiç, i cili në bashkëpunim me grupet kriminale do tentojë që të marrë veriun e Kosovës.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agallli, deputeti tha se kjo është karta e fundit që do të përdorë Vuçiç që kur të ulet në negociata të jetë në pozitë të favorshme. Çollaku tha këto veprime të Vuçiç vijnë pas planit franko-gjerman që sipas tij është i papërtypshëm për presidentin serb.

“Riaktivizim i planit të vjetër, ndarjes së Kosovës pretekste që krijohen nga Beogradi i koordinuar me strukturat kriminale në veri të Mitrovicës, pretekstet i shërbejnë vetëm një qëllimi. Beogradi po tenton kartën e fundit, ndarjen e pjesës veriore të Mitrovicës. Propozimi franko-gjerman që të gjithë e shohin në mënyrë të pjesshme në informacionin, ka patur pritshmëri nga Kosova por duket se është i papranueshëm nga Vuçiç. Për ta pranuar këtë ndarje de facto si një. Tentativë për të dalë me thonj me diçka nga Kosova”, u shpreh Çollaku.

Çollaku kishte kritika edhe për qëndrimet e qeverisë shqiptare ssa i takon kësaj situate. Ai tha se nuk mjafton një deklaratë e ministres së jashtme ku dënon situatën, por Shqipëria duhet të marrë veprime konkrete, një sipas të cilit është që të dalë urgjent nga nisma Open Balkan.

Nga ana tjetër, për gazetarin Ilir Babaramo situata që po ndodh në veri është për shkak se Shqipëria ka mbështetur presidentin serb.

“Shqipëri ka në dorë të bëjë shumë më shumë, shumë më mirë. Kam kërkuar tërheqjen Shqipërisë nga Open Balkan, iu kam thënë që do dilni një ditë nga Open Balkan, çështja është te dilni me nder, sot do dilni me turp. Është një orë turpi qëndrimi në Open Balkan. Ka mundësi të bëjë më shumë. Një deklaratë e ministres është shumë pak. Qeveria duhet të tërhiqet nga open balkan. Shqipëria duhet të kushtëzojë praninë”, tha Çollaku.

“Qeveria shqiptare ka shërbyer si make up për Vuçiç, tolerante në ekstrem. Dështim spektakolar i Ballkanit të Hapur. Të pretendosh të ndërtosh një rajon të hapur ka kufij, ku lëvzin njerëzit me mallrat dhe të ndërtosh barrikada që të sjellin ndërmend mesjetën është jashtë çdo realiteti europian. Kjo që po ndodh tashmë është edhe për faj të qeverisë shqiptare që i ka shërbyer si një mbështetje imazhit të Vuçiç", tha Babaramo. 

Përveç barrikadave prej 19 ditësh në veri, serbët bllokuan mbrëmjen e kaluar edhe pikën e kalimit kufitar në Merdare brenda Serbisë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 28/12/2022 15:16

    Edvin shkjau shqipfolës nuk ndahet nga serbia sepse ky tradhtar ështé regjisori kryesor i coptimit të Kosovës në veri dhe njashtu jugun e Shqipëris që i ka premtuar Greqis (Posa të ndahej Kosova) . Litari do ishte pak për këtë tradhti kombëtare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?