Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka marrë pjesë sot në takimin e shtatë ndërparlamentar mes Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në Strasburg, Francë. Në këtë takim ministri ka prezantuar progresin që ka shënuar Kosova në përmbushjen e axhendës evropiane.
Pasi ka falënderuar eurodeputetët e Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që po i ofrojnë Kosovës sidomos në përmbushjen e reformave për integrim në BE, ministri Çollaku, i ka njoftuar me hapat që po ndërmerr Kosova përkitazi me këto reforma.
Në kuadër të integrimit evropian, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka përcaktuar dy prioritete kryesore për këtë vit që lidhen me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përmbylljen e dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
"Sa i përket MSA-së, kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe për ne për shkak se marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së i fuqizon edhe më tepër. Ne po presim që nënshkrimi i kësaj marrëveshje të ndodh këtë vit dhe të fillojmë më pas me zbatim të saj", ka thënë Çollaku.
Ndërsa prioriteti tjetër, shtoi se, ka të bëjë me liberalizimin e vizave, proces ky për të cilin Kosova është angazhuar dhe ka punuar që nga viti 2009.
"Qeveria ka përshpejtuar zbatimin e kritereve të parapara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave, dhe deri në qershor të këtij viti ne do të zbatojmë të gjitha kriteret e kërkuara për ta dërguar më pas raportin përfundimtar në Komision Evropian. Ne presim që ky proces të përfundoj brenda 2015-ës", ka plotësuar Ministri.
Edhe gjatë këtij takimi, ministri i Integrimit Evropian, ka përsëritur faktin se Komisioni Evropian ka qenë më strikt me Kosovën duke i dyfishuar kriteret në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sa i përket liberalizimit të vizave, gjë të cilën Kosova e ka respektuar dhe ka punuar me përkushtim në drejtim të përmbushjes së tyre.
Në takimin e shtatë ndërparlamentar në mes të PE-së dhe Kuvendit të Kosovës, mori pjesë një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i udhëhequr nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian si dhe të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).
/atsh/
/Shqiptarja.com