‘Colour Day Festival’ vjen në Tiranë për të katërtin vit radhazi, Veliaj fton qytetarët: Festa e të gjitha ngjyrave, hyrja falas

‘Colour Day Festival’ vjen në Tiranë për të katërtin vit radhazi, Veliaj fton qytetarët: Festa e të gjitha ngjyrave, hyrja falas

Foto nga Color Day Festival

Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe e cila do të mbahet në datën 20 Maj në sheshin “Nënë Tereza”.

“Colour Day Festival. Festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. 20 maj - Sheshi ‘Nënë Tereza’ - Hyrja Falas”, shkruan Veliaj.

Në skenë do të performojnë disa nga artistët më në zë të momentit dhe DJ e njohur që do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në një spektakël të vërtetë ngjyrash.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim