Mjekja Najada Çomo, një nga simbolet e luftës kundër Covid-19 dhe inxhinierja Luljeta Bozo e cila u bë simbol i shpresës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019-ës, janë vënë nën shënjestrën e opozitës, vetëm pse të dyja këto zonja pranuan të jenë pjesë e ekipit të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Dy zonja ndër më të aftat në fushat respektive, pas propozimit të kryeministrit Rama, kanë parë të arsyeshme që të bëhen pjesë e ekipit të PS-së pasi kanë besuar të lidershipi dhe vizioni i kësaj partie. Dhe pikërisht për këtë arsye, në kampin opozitar ka shëprthyer një mllef që të lë pa fjalë, për dy zonja që s’ke ç’u thua një fjalë të keqe për atë që janë, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë.
Dy janë arsyet kryesore psë opozita po sulmon sot dy zonjat e lartpërmendura.
Së pari është frika që PD dhe LSI kanë nga 25 Prilli. Kjo frikë ju është rritur pas emrave të rinj që po i atashohen PS-së, emra të cilët janë padiskutim vlera dhe thesare të këtij vendi. Frika legjitime e Opozitës është se emra të tillë rrisin besimin e kundërshtarit të tyre, por kjo nuk është për faj të Ramës. Lulzim Basha aty i ka patur e i ka intelektualët, por nuk i ka thirrur kurrë. Madje edhe ata që kishte (fjala vjen doktor Halim Kosova), i largoi pse nuk i dhanë rryshfet miqve të partisë.
Arsyeja tjetër po kaq e rëndësishme është besueshmëria. Fakti që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nga njëra anë nuk kanë mundur të afrojnë asnjë personalitet të ri në partitë e tyre, veç atyre që u kanë mbetur nga e shkuara dhe nga ana tjetër kanë si simbol Berishën e Metën, tregon besueshmërinë e ulët që kanë intelektualët ndaj lidershipit të opozitës.
Thënë këto, ata që shajnë e sulmojnë sot Çomon e Bozon, në fakt tregojnë hapur se sa i paaftë është Lulzim Basha për të ndërtuar ekip e shpresë teksa si alternativë ka Berishën e Metën.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
43.9%
-
Nuk e di
24.4%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme
19 Janar, 21:41
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Ben Andoni: Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
19 Janar, 19:45
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve, takimi online! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
17 Janar, 08:04
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erion Braçe largohet nga Divjaka, Rama i ofron njësinë nr.5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
Duhet te dallohet "figura"nga figura.Figura pa thojza le pas vepren pozitive,kontributin per shoqerine,me modesti dhe pa u tundur e shkundur."figura"le pas poshtersite dhe pasurite familiare te shtuara.Te paret ia lene si kontribut shoqeror.Te dytet familjes.I keni pare?Edhe ne fushate dalin ne emer te familjes.Saliu ne Devoll beri thirrje "punoni per familjen time".po keshtu Monalikja.po keshtu sot vokshi i pd.pra per familjen (ate personale ,biologjike,te pakten le ta thoshin per familjen politike)Keni degjuar gje nga profesoresha e nderuar ,edhe pse e moshuar,apo nga doktoresha e nderuar shprehje te tilla?Jo?Atehere pse saliu dhe salinjte e tij mjeke ,te pakten ne kete pandemi nuk veshen as bluzen e bardhe(jo pardesyte e bardha),te benin detyren si mjeke hipokrati,jo si njerez hipokrite?Dhe keta duhet te jene deputete,ndesa dy njerez te nderuar jo.?
PërgjigjuPo ca figura se na hapet barkun. Njera me karikature se tjetra. E vetmja gje pozitive eshte qe e moren vesh para zgjedhjeve. Keto jane shembuj te hipokrizise se nje qeverisje te korruptuar deri ne palce. Ku nje organizate politike si PS mnaxhohet si prone personale. Me keq se Berisha me PD apo Meta me LSI. Dallimi i vetem eshte se ne tre gomere, ju dalloni vetem dy:Salen dhe Liken. I treti u duket si kerric qe do edhe nje cike te mbushe motet e gomarit.
PërgjigjuBasha ka figura me inegritet dhe intekektuale si Nard Noka , Flamur Noka qe i ka me pas zili parlamenti evropes.
PërgjigjuTu prositim dhe nga nje samar ketyre