BOLOGNA (IT) -CONAD, grupi më i fuqishëm i supermarketeve në Itali, ka realizuar marrëveshjen për blerjen e rrjetit Auchan Retail Italia.
Në këtë mënyrë rrjeti i dyqaneve Conad shtohet me rreth 1600 pika shitjeje të grupit Auchan Retail Italia që aktualisht operojnë nën logon AUCHAN dhe SIMPLY, (duke përfshirë 46 hipermarkete dhe 230 supermarkete, që kanë të punësuar 20.000 njerëz) duke shtuar kuotën e vet të tregut nga 12.9% në rreth 16.5 %, dhe një rritje të xhiros vjetore nga 13.4 në 17.1 miliardë euro, duke u renditur grupi i parë në rrjetin e shpërndarjes në Itali.
Francesco Pugliese, Administratori i Conad është shprehur “Jemi të kënaqur për këtë arritje të re, duke sjellë në duart e sipërmarrësve italian një rrjet shpërndarje me vlerë të madhe, i cili po kalon një periudhë vështirësie, por që mbart potenciale të mëdha".
Pas arritjes së marrëveshjes ka ardhur edhe reagimi nga "rivalët". "Është pozitive që një operator italian ka blerë një një operator të huaj" theksoi Coop, duke nënvizuar se "konkurrenca është një mjet i dobishëm, gjëja e rëndësishme është që ajo të jetë e shëndetshme dhe në interes të konsumatorëve".
Blerja do të bëhet nga Conad me mbështetjen e WRM Group, një kompani e specializuar në pasuri të patundshme komerciale. Conad Albania, pjesë e grupit Conad, operon në Shqipëri që prej vitit 2006, me një rrjet prej 40 supermarketesh.
Si ka mundesi qe konad esht ne prezent ne shqiperi ??? Nji nga vendet me te " pasura" ne bote
Përgjigju