Conference League/ Ballkani 'pa busull', barazon 0-0 me maltezët e Hamrun në aktin e parë! Emërllahu gabon penalltinë

Conference League/ Ballkani 'pa busull', barazon 0-0 me maltezët e Hamrun në aktin e parë! Emërllahu gabon penalltinë

Moment nga ndeshja

PODUJEVË - Ballkani dhe maltezët e Hamrun barazuan 0-0 në "Zahir Pajaziti" për aktin e parë në turin e dytë të Conference League. Paçka se ishin më dominues në fushë, djemtë e Ilir Dajës nuk ia dolën të shënonin.

Të eliminuar nga Champions League një javë më parë, Ballkani u fut në fushë me bindjen te fitorja dhe rastin më të mirë e humbi në minutën e 20-të. Karrica fitoi një penallti, por mesfushori Lindon Emërllahu gaboi njësoj si një javë më parë dhe goditi jashtë, duke bërë që Ballkani të dilte "thatë" nga ky duel.

Tanimë pas një jave, pikërisht më 30 korrik do luhet në Maltë sfida e kthimit dhe një nga skuadrat do marrë biletën për të kaluar në turin e tretë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501