Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!

Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!

Nisja e punimeve për stacionet e reja policore në Veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot (25 Nëntor), se është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një nënstacioni policor në fshatin Izvor të Zveçanit, në veri të Kosovës.

“Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare”, shkroi ai në Facebook.

Kurti tha se javën e kaluar është vendosur edhe një gurthemel për stacionin e policisë mbi urën e lumit Bistrica, e cila ndodhet në rrugën kryesore që çon në kalimin kufitar të Jarinjës. Në këtë pikë ndodhen pjesëtarë të njësive speciale dhe të rregullta të Policia e Kosovës.

Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e këtij stacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ndërkaq, sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, projekti për këtë nënstacion kap vlerën e rreth 700 mijë eurove.

Edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla më 23 nëntor, gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit në Bistricë, tha se ky “objekti i ri e modern do të jenë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët nga ky vend, po shërbejnë prej gati dy vjetësh në luftimin e çdo kriminaliteti, mbrojtjen e kufirit tonë e për sigurinë e përgjithshme të Republikës sonë”.

“Do të vazhdojmë pa u ndalur në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona për të përballur me sukses çdo sfidë që mund të na dalë përpara”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e komunitetit serb, që është shumicë në veri të Kosovës, kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë. Sektori civil serb ka kërkuar kohët e fundit nga komuniteti ndërkombëtar që t’i kushtojë vëmendje ankesave të qytetarëve për sjelljen e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si “joprofesionale” dhe “të politizuar”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka vlerësuar ndërtimin e stacioneve të reja si “një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”. Ai po ashtu ka deklaruar se autoritetet e Kosovës “kanë ndryshuar në mënyrë të dhunshme strukturën etnike të policisë” në veri të Kosovës, dhe ka potencuar se Marrëveshja e Brukselit parashikon që në këtë pjesë të dislokohen policë nga radhët e komunitetit serb.

 

Postimi i ministrit Xhelal Svelça

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive