Conference League zhvilloi të enjten tetë ndeshjet e aktit të parë play-off. Gjithë vëmendja ishte te dy skuadrat shqiptare, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës, të cilat u mposhtën në Prishtinë dhe Shkup.

Në 'Fadil Vokrri' të kryeqytetit të Kosovës, Drita u mposht 2-3 nga sllovenët e Celjes në një ndeshje me shumë raste dhe emocione. Celje shënoi dy gola brenda pjesës së parë me Armandas Kucys dhe shqiptari Milot Avdyli. Fraksioni i dytë solli reagimin e të besuarve të Zekirija Ramadanit, duke barazuar me Blerim Krasniqin dhe Liridon Balaj. Kur u duk se ndeshja do mbyllej në barazim, goli në shtesën e katërt të ndeshjes nga Paplatnik 'fiku' Dritën duke bërë që Celje të fitonte 2-3 në ndeshjen e parë.

Në stadiumin 'Toshe Proeski' të Shkupit, kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës u mposht 0-1 nga Samsunspori. Turqit humbën një penallti në minutën e shtatë me Ndiaye, ndërsa goli i vetëm i sfidës u shënua nga Marius 13 minuta para fundit të sfidës.

Në Poloni, Jagiellonia u mposht 0-3 nga italianët e Fiorentinës. Luca Ranieri, Mandragora dhe Piccoli ishin autorët e golave për ekipin nga Firenze.

Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do luhen më 26 shkurt dhe të dyja klubet shqiptare janë në lojë, pasi një gol do i dërgonte ndeshjet në shtesë.

Conference League, faza play-off, akti i parë:

E enjte, 19 shkurt 2026

18:45

KuPS 0-2 Lech Poznan

Noah 1-0 AZ Alkmaar

Sigma Olumouc 1-1 Lausanne

Zrinjski Mostar 1-1 Crystal Palace

21:00

Drita 2-3 Celje

Shkëndija 0-1 Samsunspor

Jagiellonia 0-3 Fiorentina

Omonia 0-1 Rijeka

*Ndeshjet e kthimit luhen më 26 shkurt