Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League

Egnatia dhe Partizani do të luajnë në datën 1 gusht ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League, aty ku do të vendoset gjithçka përsa i përket kualifikimit në raundin e tretë të këtij kompeticioni.

Mësohet se Egnatia ndeshjen ndaj islandezëve të Vikingur Reykjavik do ta luajë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”. UEFA ka vendosur që sfida të zhvillohet në orën 20:00.

Ndërsa Partizani ndeshjen ndaj Iberia 1999 do ta luajë në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00. Ndërkohë, sot Partizani luan kundër Iberia në orën 18:00 në Gjeorgji për ndeshjen e parë, teksa në udhëtim luan edhe Egnatia, po sot në orën 20:45 kundër Vikingur Reykjavik.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri