Kompeticioni i tretë për nga rëndësia i UEFA-s, Conference League, është në fazën e 1/8-ave. Të enjten në mbrëmje u zhvilluan tetë sfidat e aktit të parë, ndërsa duelet e kthimit luhen të enjten që vjen dhe vetëm pas atyre përballjeve do mësohen tetë skuadrat çerekfinaliste.

Në ndeshjet e para fitore siguruan Fiorentina, AEK-u i Athinës, Rayo Vallecano, Shakhtar Donetsku, AZ Alkmaari dhe Strasbourgu.

Në Firenze vendasit e Fiorentinës vuajtën, por në fund përmbysën 2-1 polakët e Rakow. Ishin miqtë që kaluan të parët në epërsi me golin e Jonatan Brunes në minutën e 60-të, por në aksionin pasues Fiore barazoi me Cher Ndour. Fitoren vendasve ua dha penalltia e kthyer në gol nga Gudmundsson në minutën e tretë shtesë (90+3').

Në Turqi, Samsunspori humbi 1-3 nga Rayo Vallecano. Alemao me dopietë dhe Garcia shënuan për miqtë, ndërsa barazimin momental për vendasit e vendosi Marius.

Në Slloveni Celje humbi 0-4 nga AEK-u i Athinës. Për miqtë nga Greqia në fushë shkëlqyen dy shqiptarët, Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios. Portieri i Kombëtares ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa mbrojtësi Pilios bëri një paraqitje të mirë në krahun e majtë të mbrojtjes. Varga, Koita, Gacinovic dhe Moukoudi shënuan katër golat që mund të jenë vendimtar për AEK-un e Athinës.

Në Poloni vendasit e Lech Poznan u mposhtën 1-3 nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk.

Conference League, faza e 1/8-ave - akti i parë:

E enjte, 12 mars 2026

AZ Alkmaar 2-1 Sparta e Pragës

Lech Poznan 1-3 Shakhtar Donetsk

Rijeka 1-2 Strasbourg

Samsunspor 1-3 Rayo Vallecano

Celje 0-4 AEK-u i Athinës

Crystal Palace 0-0 AEK Larnaca

Fiorentina 2-1 Rakow

Sigma Olomouc 0-0 Mainz

*Ndeshjet e kthimit do zhvillohen të enjten që vjen