Conference League/ Kualifikohen Fiorentina dhe Fenerbahce, PAOK përmbys Dinamon e Zagrebit! Shënon Arbër Hoxha, Ajax jashtë Europës

Conference League/ Kualifikohen Fiorentina dhe Fenerbahce, PAOK përmbys Dinamon e Zagrebit! Shënon Arbër Hoxha, Ajax jashtë Europës

Festa e PAOK

Conference League është në fazën e 1/8 dhe këtë të enjte u zhvilluan duelet e kthimit. Një biletë për më tej kanë siguruar Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille, Olympiacos.

Në Selanik, PAOK fitoi 5-1 kundër Dinamo Zagreb, duke përmbysur kroatët që fituan 2-0 në ndeshjen e parë. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Arbër Hoxha, anësori shqiptar i sulmit që pëlqehet nga Sylvinho dhe që së fundmi u pajis me pasaportën shqiptare.

Në "Artemio Franchi" Fiorentina barazoi 1-1 me Maccabi Haifa, por falë fitores 4-3 në ndeshjen e parë kalon më tej. Në Stamboll, Fenerbahce iu fal fitores 0-3 të ndeshjes së parë dhe paçka humbjes 0-1 sot me Royale Union SG, kalon në çerekfinale.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premte (15 mars) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 14:00.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale: Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille, Olympiacos.

Rezultatet:

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin