LEIPZIG, Gjermani - Crystal Palace ia doli që të fitojë 1-0 finalen e Conference League kundër Rayo Vallecanos mbrëmjen e kësaj të mërkure dhe për herë të parë në historinë 121-vjeçare të klubit ka siguruar një trofe evropian. Klubi i Premier Leagues angleze iu fal një goli të Jean-Philippe Mateta në minutën e 51-të për të marrë fitoren kundër spanjollëve. Sezonin e ri në kompeticionet evropiane Premier League do të përfaqësohet nga nëntë skuadra, pasi edhe Palace do të jetë pjesë e Europa League. Për spanjollët e Vallecanos në stol qëndroi mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu.
NDESHJA - Rayo kishte rastin më të mirë në pjesën e parë, kur Alemao rrezikoi seriozisht me një goditje të fortë brenda zonës në minutën e 26-të, por topi shkoi jashtë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 51-të, kur pas një sulmi në zonë dhe një topi të kthyer nga portieri, Jean-Philippe Mateta reagoi më shpejt dhe shënoi nga pranë për 1-0.
Palace pati mundësinë që të dyfishonte rezultatin në minutën e 56-të, por Yeremy Pino goditi shtyllën nga një goditje e lirë.
Pas tre trofeve në dy vite, trajneri i Palace, austriaku Oliver Glasner do të largohet nga klubit. Me të në stol Crystal Palace siguroi trofeun e FA Cup, Superkupën e Anglisë dhe tanimë trofeun e Conference League.
Skuadrat angleze në Evropë
Pasi Aston Villa fitoi një javë më parë trofeun e Europa League për këtë sezon, edhe Crystal Palace nderon futbollin anglez. Të shtunën është radha e Arsenalit për të kërkuar trofeun, pasi ‘Topçinjtë’ do të përballen në finalen e Champions League kundër PSG-së në Budapest. Skuadrat angleze tanimë i kanë siguruar 2 nga 3 trofetë evropianë duke treguar një dominim në fushë.
Crystal Palace win their first European trophy ❤️?#UECLfinal pic.twitter.com/TuQwkdUu4l
— UEFA Conference League (@Conf_League) May 27, 2026
Komente






