Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar

Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar

Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Partizani luan sot kundër maltezëve të Marsaxlokk në transfertë, duke nisur nga ora 19:00. Dueli vlen për ndeshjen e kthimit në turin e parë të Conference League, me përballjen e parë në Shqipëri që u mbyll 1-1.

"Demat" kërkojnë suksesin në udhëtim, teksa para duelit trajneri Orges Shehi u shpreh optimist përpara mediave.

"Si e pret Partizani ndeshjen e kthimit ndaj Marsaxlokk?

Luajmë takimin e dytë ndaj kundërshtarit maltez, Marsaxlokk. Vijmë pas barazimit 1- 1 në ‘Elbasan Arena’. Duke patur parasysh edhe rezultatin e 90 minutave të para, në kuadër të asaj ndeshje do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi për më tej.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

Gjendja e grupit paraqitet optimale. Kemi patur disa shqetësime të vogla tek individë të veçantë, por ata i janë bashkuar skuadrës dhe janë të gatshëm.

Shanset e kualifikimit...

Patjetër që në përballjet me eliminim janë të rëndësishme të dyja ndeshjet. Asgjë nuk zgjidhet në 90 minutat e para. E thashë edhe pak më parë kemi ardhur këtu për t'u kualifikuar dhe të shkojmë në raundin tjetër.

Në këtë ndeshje skuadrës nuk do t’i mungojë mbështetja nga tifozeria e kuqe...

Patjetër që prezenca e tyre edhe në ndeshjen e nesërme është një shtysë për ne. Unë gjej rastin t’i falenderoj që kanë udhëtuar deri këtu për të mbështetur skuadrën. Ne do të bëjmë maksimumin për t’i kënaqur ata që do të jenë në stadium, por edhe ata që do na ndjekin nga Shqipëria dhe presin nga ne më të mirën”, tha Orges Shehi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rabiot i thotë lamtumirë Juventusit, refuzon ofertën e rinovimit

Zyrtare/ Rabiot i thotë lamtumirë Juventusit, refuzon ofertën e rinovimit