Më 18 qershor në Nyon të Zvicrës do hidhet shorti i fazës kualifikuese të Conference League, me klubet shqiptare që janë sy e veshë nga goglat për të mësuar rivalët.
Partizani, nënkampion i Shqipërisë nuk ka humbur kohë dhe të hënën më 10 qershor nis përgatitjet për t'i paraprirë një vere të nxehtë dhe të fortë.
"Skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2024-2025 në 10 qershor. Të hënën ora 18:00, ekipi zbret në fushë për të startuar programin stërvitor në kuadër të pjesmarrjes në Uefa Europa Conference League. Në shortin që do të hidhet në 18 qershor në Nion, të kuqtë do të mësojnë edhe kundërshtarin që do të kenë përballë në turin e parë të aventurës evropiane", njofton klubi i kuq.
Veç largimeve që kanë ndodhur këto ditë, të kuqtë pritet që të afrojnë elementë të talentuar për mos pasur vështirësi për Orges Shehin dhe stafin teknik.