Partizani nuk ka mundur të fitojë në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League edhe pse në ‘Elbasan Arena’ realizoi i pari kundër Marsaxlokk. Kapiteni Murataj zhbllokoi që në minutën e dytë, duke dhënë përshtypjen e një kualifikimi të shpejtë, por pa kaluar shumë Yuri barazoi për maltezët. Një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund dhe që la të pakënaqur tifozët e Partizanit.
Me rezultatin 1-1 u mbyll edhe ndeshja e parë e Tiranës në Conferencë League. Në transfertën gjeorgjiane bardheblutë u ndëshkuan në minutën e 20 nga një autogol i shkaktuar nga Glendi Mici, por që gjithsesi arritën ta zhvlerësonin. Të besuarit e Bledi Shkëmbit 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt barazuan me Haxhiun, duke marrë një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit.
Më pranë fitores i shkoi Vllaznia, por edhe shkodranët barazuan 2-2 në transfertë kundër Valurit. Në Rekjavik të Islandës shkodranët po udhëhiqnin 1-2 deri në fundin e kohës së rregullt, ndërsa pavarësisht se arbitri akordoi 6 minuta shtesë e lejoi lojëj edhe 3 të tjera ekstra. Nga kjo përfitoi Valuri që në ekstrem barazoi 2-2, ndërsa protesta të mëdha shpërthyen në kampin shkodran. Për më tepër Vllaznia ishte me 10 lojtarë pas të kuqit të Deliut, ndërsa për shkak të protestave u ndëshkua edhe Jukaj në stolin e rezervave.
Të treja skuadrat shqiptare ndeshjet e kthimit për turin e parë të Conference League do ti luajnë të enjten që vjen, ndërsa rezultatet lënë shpresë për kualfiikim.
Ekipet shqiptare historikisht ekipet Malteze I kan eleminu vetem nese ndryshon simjet!!
PërgjigjuPartizani e shiti ndeshjen. Kjo eshte e qarte.
Përgjigju