Conte dha dritën jeshile për vazhdimin e Seria A, frenon ministri i sportit: Ishte vetëm një sinjal (VIDEO)

Pak orë pasi kryeministri italian Guiseppe Conte dha dritën jeshile për rifillimin e stërvitjes së sportistëve profesionistë, ç’ka nënkupton një risnisje të Seria A, ministri Sportit në Itali, Spodafora, ka ulur me këmbë në tokë të gjithë të entuziazmuarit. Në një intervistë për mediat italiane ai ka deklaruar: “Ne duhet të jepnim një sinjal, por asgjë nuk duhet të merret si e kryer. Protokolli i paraqitur nga federata italiane e futbollit nuk është i mjaftueshëm, ai kërkon thellimë të metejshme”.

Në këtë mënyrë Spadafora zbeh optimizmin e ngjallur nga Guiseppe Conte, i cili në mbremjen e së dielës njoftoi për fazën e dytë të hapjes së Italisë nga koronavirusi. Ndër të tjera kryeministri italian tha se në datën katër sportistët do të mund të fillojnë stërvitjen në mënyrë individuale, ndërsa me 18 maj do të mund të stërviten në grup.

Ideja është që Seria A të rinisë mes datave 10-12 qershor, por nga deklaratat e mëposhtme asgjë nuk është e sigurtë pavarësisht se ka një dritë jeshile. Sakaq disa drejtues klubesh po mendojnë për një ristrukturim të kampionatit, siç është presidenti i Lazio-s Lotitto. Ky i fundit është shprehur se është gati të presë Juventusin në takime ‘play-off-i’ për të vendosur kampionatin pavarësisht se mbetet i hapur për vazhdimin edhe me formulën aktuale.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim