Conte dhe Di Maio në New York: Italia dëshiron rolin e lidershipit në botë për Ekonominë e Gjelbër

Conte dhe Di Maio në New York: Italia dëshiron rolin e lidershipit në botë për Ekonominë e Gjelbër

"Italia dëshiron rolin e lidershipit në botë për ekonominë e Gjelbër. - Ky është mesazhi që Kryeministri Giuseppe Conte do t'i dërgojë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 "Kjo - ka sqaruar Kryeministri Conte në New York, - padyshim nuk do të thotë të taksojmë sistemin tonë të prodhimit për të gjeneruar burime financiare, por do të thotë krijimi i stimujve për të ridrejtuar të gjithë sistemin ekonomik në atë drejtim".

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se ai "ishte plotësisht dakord" me kryeministrin në aspiratat italiane për një rol drejtues në ekonominë e gjelbër, "por - shpjegoi ai – ‘ka procese tranzicioni që duhet të vihen në lëvizje, është e rëndësishme që ne të mos krijojmë tronditje.

Ne duhet t'u japim njerëzve kohë për të përshtatur stilin e jetës së tyre dhe kompanitë që të jenë në gjendje të konvertohen".

Sot në samitin e klimës, rreth 60 përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, do të tentojnë të ringjallin marrëveshjen e përgjumur të Parisit mbi klimën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë