Pushimet dimërore kanë përfunduar, nesër ekipi i Contes do të ndeshet me Sampdorian në Serie A. Trajneri i Juventusit Antonio Conte ka deklaruar se gjithmonë ekziston një rrezik kur lojtarët kthehen nga pushimi, por ata janë përgatitur mirë gjatë ditëve të fundit.
”Gjithmonë ekziston një rrezik pasi të kthehen lojtarët nga pushimet, pasi forma fizike pëson luhatje, megjithatë ne jemi përgatitur mjaft mirë. Fitorja e kampionatit është arritje e madhe, por nëse e bëjmë këtë dy herë radhazi atëherë kjo do të dëshmojë që ne po bëjmë një punë të madhe këtu. Deri tani jemi në rrugë të mbarë për të arritur këtë objektiv” përfundon Conte./d.b.shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com