Aktivistët e Lëvizjes pë Klimën mbushin Madridin. Rreth gjysmë milioni njerëz morën pjesë në marshimin e madh në mbrojtje të klimës, aq shumë sa aktivistja suedeze u largua nga marshimi me këshillën e policisë.
Nga Madridi, ku ndodhej për protestën e organizuar nga mbështetës dhe aktivistë të lëvizjes, ‘E premte për Ardhmërinë’, aktivistja suedeze tha se përkundër protestave masive në mbrojtje të klimës, nga qeveritë e botës nuk është ndërmarrë asnjë veprim i vërtetë.
"Unë mendoj se kemi arritur shumë. Ne kemi rritur ndërgjegjësimin e publikut, dhe ky është një hap i madh në drejtimin e duhur. Por pavarësisht kësaj, emetimet e CO2 nuk po zvogëlohen, ato në fakt po rriten. Ende nuk kemi arritur asgjë"- tha Thunberg. "Udhëheqësit botërorë po na tradhtojnë por ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri - tha Greta nga skena e Madridit - Ne nuk do t'i lejojmë ata të largohen nga Samiti. Le të themi" mjaft! Dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo atyre."

Shtatorin e kaluar, Greta dhe 15 fëmijë të tjerë nga 12 vende të botës paraqitën një ankesë historike në Komitetin e OKB për të Drejtat e Fëmijëve për të protestuar kundër mosveprimit të qeverive përballë krizës klimatike, duke argumentuar se dështimi i shteteve në adresimin e krizës përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Ngjarja e rradhës, si asnjëherë mori vëmendjen e gjithë medias botërore.
Javën tjetër, Komisioni Evropian i sapokrijuar do të duhet të paraqesë marrëveshjen e tij të Gjelbër, në një kohë kur kontinenti duket se po shkon drejt dështimit të objektivave të Parisit, i cili në vitin 2015 angazhoi vendet e KB të kufizojnë mbinxehjen në 1.5 gradë në përgjithësi krahasuar me epokën para-industriale.
Komente

