Tashmë janë mësuar pothuajse të gjithë kampionët e ligave më të forta të futbollit në Europë dhe e gjithë vëmëndja është kthyer nga finalet e Kupave. Në një studim të realizuar nga e përditshmja spanjolle ‘AS’, rreth finaleve të Kupave në Europë rezulton se Copa del Rey, e cila do të vendoset mes Realit të Madridit dhe Atletico Madrid, është edhe ndeshja më e shtrenjtë.

 Kjo në bazë të çmimit të biletave në treg. Bileta më e ulët për këtë finale është 50 euro, ndërsa më e shtrenjta plot 275 euro. Në prag të ndeshjes finale të Kupës futbollistët e ekipit të Realit të Madridit janë mbledhur për të drekuar bashkë duke lënë pas krahëve të gjitha zënkat mes tyre që kanë kaluar këtë edicion futbolistik të mbushur me shumë ngjarje.

Në drekë ka qenë edhe kapiteni Iker Casillas. Kupa e Mbretit do të zhvillohet ditën e premte më 17 Maj në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’. Ndërsa në lajmet e fundit e sjellin Ancelotin shumë pranë firmës me Realin në fund të Majit.