Harta e prezantuar, nga kryeministri slloven Janez Jansha, për kufij të ri në Ballkan, në të cilat parashikohet ndarja e Bosnjës dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ka shkaktuar reagime të shumta në Ballkan.
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin ka deklaruar se nuk është në dijeni të një harte të tillë me kufij të ndryshuar në Ballkan, megjithatë, shton se edhe nëse ekziston një hartë e tillë, atëherë BE-ja duhet tregojë se ku do të jetojnë serbët.
Vulin tha se tani thuhet se “kufijtë tani janë të pandryshueshëm mirëpo njëjtë nuk deklarohej në vitin 1999”.
”Është interesante të thuhet se është në rregull të ndahet Serbia, mirëpo të thuhet se do të bashkohen serbët është e papranueshme. Si ka të drejtë BE-ja të thotë se ku duhet të jetojnë serbët?”, ka thënë Vulin për TV Pink.
Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”.
Vulin thekson se për BE, “copëtimi i Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por që ndarja e Republika Srpska nuk është në rregull sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. “
“Serbët duhet të kenë një shtet të unifikuar dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ky është mendimi im personal. Kush thotë që ndryshimi i kufijve tani është një krim dhe nuk ishte në 1999?”, tha ai.
Ai theksoi se Republika Srpska duhet të mbetet në mandatin e plotë të Dejtonit.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin serb, Garda ndërhyn për t'i ndarë
25 Nëntor, 13:56
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32