Çorbë me kos
Përbërësit:
1 vezë
4 lgj kos
2 e ½ lgj miell
1 lç uthull
1 thelpi hudhër
1 ls kripë
200 ml ujë
Pluhur spec i kuq
Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim kosin, vezën, kripën, miellin, uthullën dhe hudhrën. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë ujin. E vendosim tenxheren në vatrën e sobës dhe e përziejmë derisa supa të marrë valë dhe të lidhet. Aromatizojmë pak vaj ulliri me spec të kuq pluhur dhe servirim supën e ngrohtë.