Ndoqi studimet në moshën 46 vjeçare, Brunilda nga Vlora rrëfen sakrificat: Ja vlejti lodhja, sot kam punën time

Shpirtin e saj artistik nuk e zhbën dot mosha. Ishte 46 vjeç kur Brunilda Dervishi mori vendimin për të studiuar ‘Qeramikë’ në Selanik.

Emigroi 30 vite më parë drejt shtetit grek, me besimin se një ditë do të kthehej në vendlindje. Dhe kështu ndodhi. Sot ajo ka ngritur punën e saj në Vlorë.

“Me mbështetjen e familjarëve vendosa të kthehem. Mosha nuk ka rëndësi. Jam një shpirt që nuk pushoj kurrë. Bëj art në qeramikë, punoj me rezinë dhe me teknikën macrame”

Jo kushdo do të guxonte të rifillonte jetën nga e para. Por Brunilda është nga ato rastet e rralla dhe frymëzuese. Nga mëngjesi deri në mbrëmje kohën ia dedikon punimeve.

“Të merresh me ngjyra është satisfaksion i paparë. Krahas lodhjes së punës, 2-3 herë në javë për 4-5 orë mësova këtë teknikë në shkollë. Nga një copë balte mund të krijosh diçka artistike të bukur për ambientin”, tregon vlonjatja teksa me duar i jep formë punimit të radhës.

Guximi dhe këmbëngulja duket se është formula e suksesit në jetë. Ndaj, asnjëherë nuk është vonë të ndjekësh ëndrrat.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit