Corbyn i trembet Boris Johnson-it. Brexit pa marrëveshje është i dëmshëm (VIDEO)

Eksentrik dhe i pa parashikueshëm. Çfarë mund të bëj në Downing Street, me levën e pushtetit në dorë, një njëri me një karakter të tillë?

Të shumta janë dyshimet mbi Kryeministrin e ri britanik Boris Johnson.

Për laburistët, zgjedhja e Johnson si zëvendësues i Theresa May është një “tym” në sytë e Jeremy Corbyn, i cili nga ana e tij ka nënvizuar se Johnson u zgjodh në krye të konservatorëve me më pak se 100 mijë vota, me një program që synon uljen e taksave për më të pasurit dhe pa një plan shkëputje nga Europa.

“Duhet të mendojmë më seriozisht për rrugën ku po na drejton ky njëri” - tha Corbyn.

“Dalja pa plan nga Bashkimi Europian është i dëmshëm për ekonomin tonë, sidomos  për sistemin tonë mjeksor, atë bujqësor dhe për ekonominë e fanifaturës.  Ajo gjithashtu e vë Britaninë e Madhe në pozita më të dobta në marrëveshjet e mundshme me Trump”.

Nga ana e laburistëve, edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, nuk tregohet i butë me kryeministrin e ri.

“Nuk jam dakort me Boris përsa i përket daljes pa plan nga Europa. Brexit i pa menduar do ndikojë në vendet e punës në Londër, do ndikojë te rritja ekonomike dhe prosperiteti”.

Ndërkaq në kryeqytetin britanik, për zgjedhjen e Johnson në krye të konservatorëve, janë organizuar protesta.  “Johnson jo kukull e Farage” - ishte slogani që i referohej liderit anti brexit.

Ish kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, është lideri i ri i partisë konservatore dhe kryeministri i Britanisë së Madhe.

Nga 160.000 konservatorë me të drejtë vote, 92.153 anëtarë të Partisë votuan për Johnson.

Rivali e tij, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, mori rreth 47 000 vota.

Së shpejti, në pjatën e qeverisjes së re britanike, do ndodhen dy “ushqime” të vështira për tu tretur, Brexit dhe kriza me Teheranin.

Johnson ka premtuar se deri në fund të tetorit do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, me apo pa marrëveshje për Brexitin.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE pa ndonjë marrëveshje paraprake, do të mund të shkaktonte probleme shumë serioze ekonomike për Britaninë e Madhe por edhe për Bashkimin Evropian, - thonë ekspertët e ekonomisë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor