Itali/ Dreri gjen qetësi brenda dyqanit të rrobave, policia përdor qetësues për ta nxjerrë jashtë (VIDEO)

Nuk ishte një sulm i policisë, e gatshme për të mposhtur kriminelët. Në fakt, në qendër të operacionit të agjentëve ishte një dre.

Këtë mëngjes, në Cortina d'Ampezzo, në Itali, një dre mbërriti në qendër të fshatit, me siguri pasi kishte humbur orientimin dhe, i tmerruar nga trafiku dhe njerëzit, vendosi të strehoet në një dyqan të njohur për veshje të cilësisë së lartë në Piazza delle Poste.

Dreri me peshë rreth 200kg, duke shkelmuar derën e mbyllur, hyri në një dyqan duke shkatërruar gjithë mallin brenda.

Vetëm fal ndërhyrjes së policisë së komunës, e pajisur me një rrjetë të fortë, pushkë mjeksore dhe litarë, u bë e mundur që dreri të nxirrej jashtë i pa dëmtuar fizikisht.

Dreri u ngarkua më pas në një automjet dhe u transportua në pyjet e luginës. Aty, rreth orës 13.30, kafsha u zgjua dhe, pasi konstatoi se gëzonte shëndet të plotë, u lëshua në natyrë.

Momenti pikant u shoqërua nga duartrokitjet e kuriozëve të pranishëm që ishin grumbulluar për të asistuar në momentin e pazakontë.

Fillimi i vjeshtës është periudha e çiftëzimit të drerëve, dhe me shumë mundësi ky ishte dhe shkaku i humbjes së orientimit të kafshës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë