Diego Costa është i bindur se Atletiko Madrid ka lojtarë të aftë ta ndalojnë Lionel Messin të shtunën në ndeshjen e vlefshme për La Liga-n.
Aktualisht dy ekipet, Barca dhe Atletiko kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta. “Messi është Messi. Të gjithëve na mungoi derisa ai ishte jashtë fushe.
Është mirë që ai do të luajë kundër nesh. Ai do të jetë i gatshëm të luajë pas një kohe të gjatë jashtë fushe.
Por ne do t’ia vështirësojmë gjërat, pasi kemi lojtarë në mbrojtje të cilët janë të aftë ta ndalojnë.
Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një rivali që ka disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Por ne jemi në shtëpi dhe ne mund t’ua vështirësojmë jetën” tha Diego Costa.
Messi u rikthye në fushë në mesjavë duke shënuar dy herë në fitoren 4-0 të Barcelonës në Kupë ndaj Getafes.
Ndërsa Costa është kandidat për të fituar Këpucën e Artë këtë edicion, pasi ka shënuar dhe vazhdon të shënojnë një numër të madh golash.
Ndërsa në kampin katalanas, Martino ka vendosur që Messi të mos jetë në formacionin e parë, por ta nisë nga stoli në pjesën e dytë sfidën.
d.bshqiptarja.com
/Shqiptarja.com