Një ditë përpara finales së madhe që do të zhvillohet në Lisbonë, portieri i Atletikos së Madridit i lëshon sfidën Ronaldos duke deklaruar se nuk e ka aspak frikë, pasi edhe ai është në lartësinë e tij.

“Nuk kam aspak frikë nga Ronaldo. Sigurisht që ai është një lojtar i madh, por edhe unë jam gjithashtu një portier i madh. Nuk do të përgatis ndonjë mënyrë të veçantë për të ndalur Ronaldon.

Ne duhet të mësojmë nga sfida e dytë çerekfinale me Borusian, ku Reali humbi. Taktika e Bayernit ishte një budallallëk.

Ata kopjuan stilin e lojës së Barcelonës, por Reali e njeh shumë mirë këtë filozofi. Atyre u mjaftonin vetëm pak sekonda, për të shkelur të gjithë fushën. Ata organizuan një mbrojtje perfekte kundër futbollit të bazuar në kontrollin e topit” përfundon ai.


d.b/shqiptarja.com