Coutinho “refuzon” Barcelonën
Rinovon deri në 2022 me Liverpoolin

Coutinho “refuzon” Barcelonën<br />Rinovon deri në 2022 me Liverpoolin
Philippe Coutinho i jep fund zërave të merkatos që e dërgonin tek Barcelona duke firmosur rinovimin e kontratës me Liverpool.
 
Braziliani ka vendosur të qëndrojë gjatë në “Anfield Road” duke rinovuar kontratën deri në vitin 2022 dhe do të përfitojë një pagë prej 200 mijë sterlina në javë.
 
Coutinho ka mbërritur tek Liverpooli 4 vite më parë dhe paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira aq sa ka merituar edhe rinovimin e kontratës me skuadrën angleze. Më i lumtur duhet të jetë edhe trajneri Jurgen Klopp pasi Barcelona po insistonte për të marrë shërbimet e brazilianit.
 
Coutinho pas hedhjes së firmës është shprehur i lumtur duke deklaruar: ”Jam shumë i lumtur për kontratën e re pasi i jam mirënjohës Liverpoolit. Do të punoj shumë dhe ndihem krenar që klubi beson tek unë”, përfundon braziliani.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos