Coutinho prezantohet tek Bayern: Tek Barcelona gjërat nuk shkuan siç i mendova

Coutinho prezantohet tek Bayern: Tek Barcelona gjërat nuk shkuan siç i mendova

Nga prezantimi i Coutinho tek Bayern Mynih

GJERMANI- Sulmuesi brazilian i Barcelonës është prezantuar tek Bayern në formë huazimi. Në fjalën e tij të parë 27- vjeçari i emocionuar tha se tek Barceola gjërat siç ai i kishte imagjunuar. 

"Gjërat aty nuk shkuan siç i mendova. Por tani ajo është pjesë e historisë. Shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë këtu tek Bayern dhe të fitoj sa më shumë tituj. Fanella e këtij klubi dhe numri 10 është përgjegjësi shumë e madhe. "- tha Coutinho

Ky është huazimi i dytë ''big'' që bën Bayern Mynih pas Ivan Perisic. Gjermanët do të paguajnë 8.5 milion euro për të pasur shërbimet e brazilianit për këtë sezon. Ndërkohë nëse marrin ''ok'' e Barcelonës në fund të huazimit, ata mund ta blejjnë për 120 milion euro. 

Braziliani shihej si një nga lojtarët kyç në Camp Nou, por me afrimin e Griezmann dhe me pretendimet e Barcelonës për të rikthyer Neymar Coutinho doli jashtë loje. Por edhe tek Bayern nuk do ta ketë të lehtë. Ivan Perisic, Serge Gnabry, Kingsley Koman, Tolisso, Leon Goretzka apo Renato Sanchez luftojnë për pozicione të njëjta apo të ngjashme me 27- vjeçarin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë