Covid/ Në Itali 1733 raste infeksioni dhe 11 viktima! Franca regjistron 7000 të prekur, mbyllen 22 shkolla… Amerika Latine, ‘Fronti i nxehtë’ i pandemisë

Covid/ Në Itali 1733 raste infeksioni dhe 11 viktima! Franca regjistron 7000 të prekur,  mbyllen 22 shkolla… Amerika Latine, ‘Fronti i nxehtë’ i pandemisë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të infektuar me Covid është rritur në më shumë se 26 milionë e 306 mijë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve që prej filimit të pandemisë ka shkuar në 869 mijë

Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja kryeson renditjen përsa i përket të prekurve dhe vdekjeve nga infeksioni, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga pandemia e Covid-19, me të paktën 6 milionë e 150 mijë të prekur dhe 186 800 vdekje.

Amerika Latine mbetet akoma fronti i nxehtë për përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Gjigandi i kontinentit, Brazili ka arritur në 4 milionë raste të Covid dhe 124 600 viktima.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 44,000 të identifikuar pozitiv dhe 834 vdekje.
Ministri i shëndetësisë tha se rastet po pakësohen dhe të gjithë janë me shpresën se pasi arriti kulmin me 1000 viktima në ditë, kurba ka filluar të ulet. Por epidemiologu i Universitetit të Brasilia

Mauricio Sanchez, deklaroi se ky ngadalësim duhet të vazhdojë për dy ose tre javë të tjera për të konfirmuar këtë trend.

Në Argjentinë janë regjistruar 12,026 raste të reja të Covid 19, një rekord i ri ditor që nga fillimi i pandemisë për një total prej 451,198 njerëz të prekur nga sëmundja në vend.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka konfirmuar vdekjet e 245 pacientëve me koronavirus në 24 orët e fundit, kështu që vdekjet totale të shkaktuara nga COVID-19 janë rritur në 9,361 deri më sot.

Në Meksikë janë raportuar në total 616 894 të prekur nga infeksioni dhe 66 329 vdekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Rriten rastet e reja Covid në Itali, regjistrohen 1733 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orët e fundit  

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi,(dje ishin 10).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.518.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1733 raste të reja pozitiv,( dje ishin 1397) për një total prej 272 645

të prekurish nga Covid.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 6 viktima dhe 337   raste të reja pozitiv.

Ora 13:11
Afrika e Jugut tejkalon pragun e 600 mijë infeksioneve Covid! Irani regjistron totalin e mbi 380 mijë të prekurve

Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.420 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 633.000.

Në njoftim thuhet se 174 njerëz vdiqën nga virusi, duke e çuar numrin e viktimave në 14.563.

Autoritetet e Afrikës së Jugut njoftuan se numri i testeve të kryera tek personat e dyshuar për COVID-19 është 3,74 milionë, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 554.887.

Afrika e Jugut është vendi më i goditur nga virusi në kontinentin Afrikan dhe është e shtata në botë sipas numrit të përgjithshëm të rasteve.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.

Në Iran janë regjistruar 2,026 raste Covid në 24 orët e fundit, shifër kjo që e rrit totalin e të prekurve në  382,772. Gjithashtu pati edhe 118 vdekje, për një total prej 22 044 viktimash

Ora 11:19
Covid/Franca regjistron 7000 raste të reja infeksioni! Mbyllen 22 shkolla në dhjetë qytete...191 viktima gjatë një jave në Spanjë

Franca regjistroi më shumë se 7,000 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, për herë të dytë në dy ditët e fundit, -  tha Ministria e Shëndetësisë të enjten, ndërsa shtrimet në spital për virusin gjithashtu u rritën përsëri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se totali i rasteve të konfirmuara u rrit në 300.181.

Ajo kishte raportuar një rritje prej 7,017 rastesh të mërkurën dhe së pari arriti nivelin 7,000 përsëri javën e kaluar.

Numri i njerëzve në kujdes intensiv me sëmundjen u rrit përsëri për të pestën ditë radhazi të enjten, nga 18 në 464, dhe numri i njerëzve në spital gjithashtu u rrit për ditën e pestë me radhë, nga 11 në 4,643.

Në Francë, Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer njoftoi për ‘Europe 1’ se janw mbyllur 22 shkolla nw 10 qytete pwr njw total prej 60,000 nxwnwsish dhe rreth njëqind klasa për shkak të Covid-19.

Blanquer, specifikoi se çdo ditë në shkolla ka 250 raste tw dyshuara, "shpesh të lidhura me faktorë të jashtëm, pasi shumica dërrmuese ishin infektuar para se të ktheheshin në klasa".

"Vendimi për të mbyllur një shkollë - kujtoi ministri - merret nëse ka më shumë se tre raste të Covid".

Minsitria e Shëndetësisë në Spanjë raportoj se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 3.607 raste të reja infeksioni Covid, për një total prej 488.513 të prekurish që prej fillimit të pandemisë. Gjithashtu autoritetet raportuan se gjatë një jave numri I viktimave ka shkuar në 191

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton