Kreu i agjencisë së barnave të Bashkimit Europian, Guido Rasi deklaroi se në ditët në vijim do të lëshohet autorizimi për përdorimin e ilaçit remdesivir si një trajtim për COVID-19.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar tashmë përdorimin e remdesivirit si trajtim tek pacientët edhe para se ai të jetë plotësisht i autorizuar.
“Mund të jetë që një autorizim i kushtëzuar i tregut, mund të lëshohet në ditët në vijim,” tha Rasi në Parlamentin e BE-së në Bruksel.
Përveç remdesivirit, Rasi tha se trajtime të tjera të mundshme kundër COVID-19 që mund të jenë në dispozicion të shpejtë janë ato të bazuara në antitrupa monoklonal, të cilët mund të “neutralizojnë” koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) që shkakton sëmundjen COVID-19.
Edhe Shtetet e Bashkuara autorizuan urgjentisht përdorimin e ilaçit antiviral të krijuar për të luftuar Ebola, tani për të trajtuar pacientët me koronavirus. Lajmi u njoftua nga Presidenti amerikan Donald Trump pas takimit me drejtuesit e kompanisë që prodhon ilaçin.
Autorizimi nënkupton që ilaçi antiretroviral tani mund të përdoret tek njerëzit që janë shtruar në spital për shkak të Covid-19. Një studim i javëve të fundit ka treguar që Remdesivir ka ndihmuar në zvogëlimin e kohës së rikuperimit të pacientëve në gjendje të rëndë, por shumë shkencëtarë janë ende skeptik, duke kërkuar që të mos e konsiderojnë ilaçin si "plumbin magjik", formulën magjike ose zgjidhje përfundimtare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28