Covid, Donald Trump përgatitet të godasë Kinën me sanksione si shpagim për koronavirusin

Covid, Donald Trump përgatitet të godasë Kinën me sanksione si shpagim për koronavirusin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po analizon disa mënyra për ta goditur Kinën si shpagim për mënyrën si ajo reagoi ndaj pandemisë së koronavirusit.

"Ka plot gjëra që mund të bëjmë,” tha Presidenti Trump për rrjetin Fox News. “Mund të presim plotësisht marrëdhëniet dhe në këtë mënyrë kursejmë 500 miliardë dollarë”, - por pa specifikuar llogaritë e bëra

Administrata Trump po analizon disa mënyra për të ndëshkuar Pekinin për atë që e ka cilësuar si fshehje informacioni lidhur me virusin në fund të vitit të kaluar dhe fillim të vitit 2020 kur po përhapej epidemia në Wuhan, më pas në Kinë dhe pastaj në të gjithë globin.

Shtetet e Bashkuara mund t’u japin, kompanive, bizneseve dhe qytetarëve amerikanëve të drejtën të hedhin Kinën në gjyq për dëmshpërblime lidhur me pasojat e COVID-19 në ekonomi dhe në jetë njerëzish.

SHBA mund të vendosë gjithashtu sanksione, apo ndalim udhëtimesh në Kinë ndërkohë që edhe ua kufizon mundësinë bizneseve amerikane t’u japin kredi kompanive kineze. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara mund të detyrojnë kompanitë kineze të ndjekin standartet amerikane të kontabilitetit para se të lejojnë shitjen e aksioneve të tyre në bursën amerikane. Aktualisht këtyre kompanive nuk u kërkohet të përmbushin standarde të tilla.

Presidenti pohoi se nëse SHBA vendosin kërkesa të tilla ndaj kompanive kineze, shumë prej tyre mund të zgjedhin të tregtojnë aksione në bursën e Hong Kongut apo Londrës.

Që nga fillimi i 2019, 156 kompani kineze me një vlerë totale prej 1.2 trilionë dollarësh tregtohen në bursën amerikane.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Trump dha urdhër që një fond pensionesh për punonjësit qeveritarë të tërhiqte 4 miliardë dollarë të investuara në kompani kineze, me argumentin se Kina paraqet rrezik për investime dhe për sigurinë kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lkhuu: 15/05/2020 23:58

    Mut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?