Covid/ ‘Hani në restorant, paguan ministri’, 50% ulje çmimesh në Mbretërinë e Bashkuar për të ristartuar ekonominë

Covid/ ‘Hani në restorant, paguan ministri’, 50% ulje çmimesh në Mbretërinë e Bashkuar për të ristartuar ekonominë

Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson ka paraqitur një paketë ndihme për vendin e prekur nga koronavirusi. Për ushqimet në pijet apo restorantet, britanikët do të paguajnë gjysmën kurse pronarët do të rimbursohen nga shteti

"Hani jashtë, në restorant ose konsumoni në bare dhe klube, paguan Rishi!".

Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson ka paraqitur një një tjetër paketë të konsiderueshme ndihme shtetërore për të mbajtur gjallë ekonominë e Britanisë së Madhe në emergjencën e Covid. Në mesin e shumë masave të njoftuara, të cilat së bashku me ato të muajve të fundit sipas ‘Financial Times’ do të kushtojnë mbi 350 miliardë paund (rreth 390 miliardë euro, dyfish më shumë se në krizën e vitit 2008 në Mbretërinë e Bashkuar), është edhe ajo e zbritjes së çmimeve me 50%, në bare dhe restorante, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Mekanizmi është shumë i thjeshtë, siç është dhe qëllimi: të rindizet motori i industrisë së restoranteve, e cila gjithashtu është prekur nga pandemia përmes rregullave të vendosur të ruajtjes së distancimit fizik, në tentative për të frenuar përhapjen e Covid.

Masa e re e ndihmës nuk shoqërohet me asnjë lloj burokracie, thjesht uluni, hani në restorant dhe automatikisht do të keni zbritjen 50% të çmimit. Më pas, pronari i restorantit ose menaxheri i pub-it do të rimbursohet nga shteti brenda 5 ditësh.

 Duket një masë socialiste, përkundrazi është e qeverisë së Boris Johnson e cila, megjithë gabimet e shumta dhe të bujshme në menaxhimin e situates shëndetësore të, deri më tani ka mbështetur ekonominë britanike me energji ekstreme, me një varg ndihmash për bizneset, e gjithë kjo për të mbajtur të gjallë sektorët e ekonomisë britanike, duke pritur që ajo të dalë nga tuneli Koronavirus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve