Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 76 raste të reja të infeksionit Covid dhe 6 viktima
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14,377 kurse totali i vdekjeve 574, gjithashtu të shëruarit numërohen në 10.782.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 84 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.
Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32 078 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 728.
Maqedonia e Veriut ka raportuar për 67 raste të reja infeksioni dhe 3 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 293 për një total prej 634 viktimash që prej fillimit të pandemisë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 12750.
Sot mësohet se në Maqedoninë e Veriut janë rihapur dyert e kopshteve për fëmijë, pas gjashtë muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për punën e këtyre institucioneve të kujdesit janë miratuar protokolle të rrepta. Në çdo klasë nuk do të ketë më shumë se 15 fëmijë të moshës prej 2 deri 6 vjeç dhe jo më shumë se gjashtë fëmijë të moshës prej 9 muaj deri në 2 vjeç.
Punonjësit janë të detyruar të punojnë me maska dhe secilit fëmijë duhet t’i matin temperaturën e trupit para se t'i pranojnë nëpër kopshte. Gjithashtu është raportuar se më 1 tetor është paraparë hapjen e shkollave, por vetëm nga klasa e parë deri në të tretën ndërsa klasat tjera të arsimit fillor dhe të mesëm mësimin do ta zhvillojnë online. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë se mësimi me prani fizike mund të lejohet vetëm në ato klasa ku ka më pak se 20 nxënës.