Covid/ Kosova regjistron 63 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima

Covid/ Kosova regjistron 63 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima

Kosovës sot i janë​ shtuar 63 raste të​ reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 3 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 614.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 126 raste që kanë mposhtur virusin.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 15.002 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,840 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 741.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 140 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 689

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 16 557 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!