Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 97 raste të reja të infeksionit Covid dhe asnjë viktimë

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14.301 kurse totali i vdekjeve mbetet 568     .

Totali i të shëruarve është rritur në 10.782.

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 99 raste të reja infeksioni dhe 8 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 226 për një total prej 631 viktimash që prej fillimit të pandemisë. Numri I përgjithshëm I të shëruarve ka shkuar në 12700

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53 raste të reja infeksioni dhe  2 viktima. Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31 994 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 727