COVID, kreu i OBSH thirrje shteteve: Mos vaksinoni fëmijët, por jepjani dozat Covax!

"Mos vaksinoni fëmijët, jepjani dozat Covax", kjo është kërkesa e Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH.

Nisur në Prill të viti  2020 nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, Covax është programi global bashkëpunues për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë për të gjitha vendet në vaksinat kundër Covid-19.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha po ashtu se fatkeqësisht viti 2021 do të vendosë rekordin për viktimat e COVID.

"Viti i dytë i pandemisë Covid-19 është në rrugën e duhur për t'u bërë shumë më vdekjeprurës se i pari," tha drejtori i OBSH-së.

OBSH edhe më herët e ka vënë theksin te shpërndarja e pabarabartë e vaksinave, pasi shtet e pasura përvetësuan një numër të konsiderueshëm dozash, duke rrezikuar që shtet e varfra të mbesnin pa vaksina.  Po ashtu ata kanë bërë thirrje për kujdes në lirimin e masave anti-COVID dhe se çdo gjë duhet bërë gradualisht për të mos rrezikuar shpërthimin e një vale tjetër.

J.SH./jsh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika