COVID/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime të kryera në vend, Manastirliu: E vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit

COVID/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime të kryera në vend, Manastirliu: E vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit

Foto nga procesi i vaksinimit

Ka shkuar në 1,095,453 numri total i vaksinimeve të kryer anë vend, ku vetëm në 24 orë janë vaksinuar më shumë se 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

"Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,095,453 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur", thotë Manastirliu.

Më herët gjatë ditës së sotme, e pranishme në Durrës, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, Manastirliu u shpreh se duhet ndërgjegjësim, për shkak edhe të alertit nga varianti Delta.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.082.424 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 472.886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Vaksinimi masiv vijon edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore kudo në vend. Java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç vijon deri të dielën, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anti-COVID.

 

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër