Covid/ Mijëra ekspertë të shëndetit bashkohen me lëvizjen globale anti masave bllokuese

Covid/ Mijëra ekspertë të shëndetit bashkohen me lëvizjen globale anti masave bllokuese

Mijëra shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit janë bashkuar në një lëvizje globale që paralajmëron për "shqetësime të mëdha" prej politikave bllokuese të ndërmarra për të frenuar infeksionin e Covid-19.

Gati 6,000 ekspertë, përfshirë dhjetëra nga Mbretëria e Bashkuar, thonë se masat bllokuese dhe kufizimet kanë ndikim shkatërrues në shëndetin fizik dhe mendor të shoqërisë. Ata kërkojnë që mbrojtja të përqendrohet tek grupmosha më e prekur ndërsa njerëzit e shëndetshëm vazhdojnë jetën e tyre.

Deklarata ka nxitur reagime nga të tjerë ekspertë në komunitetin shkencor.

Kritikët theksuan se një qasje më e përqendruar mund ta bëjë të vështirë mbrojtjen e plotë të njerëzve në nevojë, se rreziku i ndërlikimeve afatgjata nga Covid do të thotë që shumë të tjerë janë gjithashtu në rrezik.

Por lëvizja, e njohur si ‘Deklarata e Madhe e Barrington’, pasqyron edhe disa nga paralajmërimet e nënshkruara në një letër të një grupi mjekësh të kujdesit parësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjashtëdhjetë e gjashtë mjekë të kujdesit parësor, duke përfshirë mjekët Dr Phil Hammond dhe Rosemary Leonard dhe një numër eksperetësh që kanë mbajtur poste të larta në Shoqatën Mjekësore Britanike, i shkruan sekretarit britanik të shëndetit, se prej vendimmarrjes që qeverisë po shkaktohen shumë dëme jo Covid

Çfarë është Deklarata e Madhe Barrington?

Lëvizja filloi në Shtetet e Bashkuar dhe deri tani deklarata është nënshkruar nga pothuajse 6,000 shkencëtarë dhe ekspertë mjekësorë në të gjithë botën dhe 50,000 njerëz nga publiku.

Ekspertët me qendër në Mbretërinë e Bashkuar që e nënshkruan atë, Dr Sunetra Gupta, epidemiologe në Universitetin e Oksfordit, Prof. Ellen Toënsend, ekspert në Universitetin e Nottingham apo dhe Paul McKeigue, në Universitetin e Edinburgut thonë se mbajtja e politikave të bllokimit në vend derisa të ketë në dispozicion një vaksinë, do të shkaktonte "dëme të pariparueshme”

Sipas tyre, dëmet shëndetësore të përmendura përfshijnë - nivele më të ulëta të vaksinimit te fëmijët e deri te përkeqësimi i trajtimit të pacientëve me sëmundjet e zemrës dhe pacientët me kancer.

Ata gjithashtu kanë dokumentuar se rreziku i koronavirusit është 1000 herë më i madh te të moshuarit dhe shumë pak i rrezikshëm për fëmijët.

Sipas tyre, sa më shumë të rritet imuniteti në popullatë, aq më shumë do të ulet rreziku i infektimit për të gjithë, përfshirë edhe grupmoshat më të rrezikuara. Dhe kjo do të ishte një qasje shumë më "dhembshur".

Deklarata rekomandon një numër masash për të mbrojtur njerëzit e pambrojtur, duke përfshirë kontrollet e rregullta të punonjësve në shtëpitë e të moshuarve, furnizimin me ushqime përmes ekipeve vullnetare të pensionistëve që nodhen nëpër shtëpi dhe takiemt e tyre me familjarët të bëhen në mjedise të hapura. Masat e thjeshta të higjienës, të tilla si larja e duarve dhe qëndrimi në shtëpi në rast sëmundjeje, duhet të praktikohen nga të gjithë.

Në dokument thuhet se të rinjtë me rrezik të ulët duhet të lejohen të punojnë normalisht, shkollat ​​dhe universitetet duhet të jenë të hapura për mësimdhënie, të rinisin aktivitetet sportive dhe kulturore dhe të rihapin restorantet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari