Në të gjithë botën numri i pergjithshëm i të identifikuarve pozitive me infeksionin e koronavirusit janë më shumë se 4 milionë e 800 mijë kurse totali i viktimave ka shkuar në 318 554.
Më shumë se 90 mijë viktima në SHBA! Presidenti Trump: Po trajtohem me hidroksilklorin
Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer pragun e 90 mijë vdekjeve nga koronavirusi për një total prej rreth 1.5 milion raste pozitive.
Totali i vdekjeve të javës së kaluar në SHBA ishte 10 000 kurse në 24 orët e fundit autoritetet raportuan për 759 viktima, dita e dytë me shifra në ulje, si dhe u identifikuan pozitive me Covid rreth 14 mijë persona.
Për statistikë, vdekja e parë në SHBA që pati lidhje me infeksionin e koronavirusit u regjistrua 102 ditë më parë, në fillimi të muajit shkurt.
Trump: Jam trajtuar me hidroksilklorin për dhjetë ditë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sd ai ka marrë për 10 ditë ilaçin antimalarje, hidroksilklorina, ilaçin që ai e konsideronë mjaft efektiv kundër koronavirusit
"Kam marrë.....për një javë e gjysmë nga një pilulë në ditë. S'kisha çtë humbisja", - deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Komentet e tij vijnë pavarësisht mungesës së provave se ilaçi është i sigurt ose efektiv në parandalimin ose trajtimin e COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.
Dy studime të mëdha, secili me rreth 1,400 pacientë në Nju Jork, kanë konstatuar së voni se nuk ka asnjë përfitim nga hidroksiklorina.
Dy studime të tjera, në Francë dhe Kinë, kanë arritur po ashtu në të njëjtin përfundim.
Trump i bëri komentet disa ditë pasi dy pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistrua162 viktima nga koronavirusi për një total prej 32169
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2075 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 129401
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 813 raste të reja pozitiv për një total prej 226 699
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 54 viktima për një total vdekjesh që nga fillimi I pandemisë prej 15 597.
Po sot në Rajon u regjistruan edhe 462 raste të reja pozitive nga infeksioni i koronavirusit teksa numri I përgjithshëm I të prekurve nga Covid u rrit në 85.48.
Në Lombardi, pacientë në terapi intensive janë aktualisht 244, (8 më pak se dje).
Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 167 të shëruar për një total prej 36.082.
Sot zëdhënësi i kancelares Merkel, Steffen Seibert, raportoi pas konferencës video Kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Hungarisë se ‘Me drejtuesit e vendeve të grupit Visegrad është rënë dakord për një zvogëlim progresiv të kontrolleve kufitare, të shkaktuar nga pandemia.
Vendimi vjen pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Mass i cili deklaroi se Berlini ishte gati për një rivendosje graduale dhe të koordinuar të lëvizjes së lirë në Evropë dhe se, duke filluar nga 15 qershori do revokojë dekretin i cili parashikonte udhëtime turistike në Gjermani vetëm nga pak vende kufitare,
Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut kanë deklaruar se pacientët e shëruar nga koronavirusi por që rezultojë ende pozitivë pas 4 testeve të tamponit, nuk mund të infektojnë të tjerët, pasi fragmentet e konstatuara në këto teste janë Covid të ‘vdekur’.
Qendra koreane për Kontrollin e Sëmundjeve ka kryer më shumë se 100 verifikime si ka kryer hetime të thelluara epidemiologjike në më shumë se 280 raste të tjera dhe ka dale në konkluzioni se këta lloj ish pacientë nuk janë bartës të infeksionit.
Autoritetet koreano jugore kanë rishikuar gjithashtu udhëzimet që rekomandonin se pacientët e shëruar nga koronavirusi, dhe që kishin dalë nga spitalet, t’i nënshtroheshin dy javëve të tjera karantinë.
Kremlini bëri të ditur se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, pasi është shëruar nga koronavirusi.
Kryeministri Mishustin njoftoi më 30 prill se ishte diagnostikuar me koronavirus.
Ai zhvilloi disa takime online me qeverinë e tij, derisa ishte në spital.
Të martën, autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar edhe 9,263 raste të reja me koronavirus, të cilat e rrisin në 299,941 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë vend.
Shifra për 24 orët e fundit është nën 10,000 për të katërtën ditë me radhë.
Për pjesën më të madhe të muajit maj, numri ditor i të infektuarve në Rusi ka qenë mbi 10,000.
Autoritetet njoftuan të martën edhe për 115 viktima.
Me këtë shifër, numri total i viktimave nga koronavirusi në Rusi arrin në 2,837.
Spanja hoqi sot ndalimin e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Italia, të vendosur qysh më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë, do të mbetet në fuqi.
Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit. Kryeministri Pedro Sanchez, megjithatë, pritet të kërkojë nga parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit.
Në kulmin e shpërthimit të koronavirusit, Spanja ka humbur qindra njerëz në ditë. Por, në 24 orët e fundit, ajo ka raportuar për 59 viktima, që është numri më i ulët në dy muajt e fundit.
Në total, Spanja ka regjistruar 27,709 viktima nga koronavirusi dhe mbi 230,000 të infektuar.
Italia qëndron pas Spanjës me numër të të infektuarve, por ka më shumë viktima.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se vendi do të futet në izolim të plotë për katër ditë të tjera, duke filluar që nga data 23 maj.
Ky vendim, siç tha Erdogan, është marrë në kuadër të përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa vendi do të kremtojë Festën e Fitër Bajramit.
Duke filluar nga mesnata e sotme përfundon në Turqi shtetrrethimi katër ditorë i vendosur për të frenuar përhapjen edhe më shumë ta infeksionit nga koronavirusi.
Bllokimi ishte zgjatur në krahasim me mbylljet e mëparshme vetëm (gjatë fundjavave) dhe do hiqen për pak ditë masat e izolimit për të festuar Ditën Kombëtare në përkujtim të fillimit simbolik të luftës turke për pavarësi.
Deri tani në Turqi numri i përgjithshëm i të infektuarve është më shumë se 150 mijë për një total vdekjesh prej 4171
Në Republikën Çeke, numri i rasteve ditore me koronavirus ka pësuar rritjen më të madhe brenda katër javësh, ndërsa ka kaluar 100 për herë të parë këtë muaj, deklaroi Ministria çeke e Shëndetësisë.
Sipas saj, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 111 raste të reja, të cilat e çojnë në 8,586 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Prej tyre, mbi 5,600 janë shëruar.
Për viktima të reja nuk u raporta dhe numri i tyre mbetet 297.
Republika Çeke, si shumë vende të tjera në Evropë, ka mbyllur shkolla, dyqane dhe kufij, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka filluar.
Mesnatën e 17 majit ka përfunduar edhe gjendja e jashtëzakonshme, por disa kufizime kanë mbetur në fuqi.
Dyqanet e mëdha, qendrat tregtare dhe terracat e restoranteve janë hapur më 11 maj.
Liga e futbollit çek do të jetë ndër të parat në Evropë që do të nisë sërish nga 23 maji, por fillimisht pa spektatorë.
Autoritetet e shëndetësisë në Gjermani kanë raportuar se është rritur numri i rasteve të reja të identifikua me Covid.
Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 513 raste të reja të koronavirusit, duke e rritur totalin e infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në 175.210
Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch në 24 orët e fundit u regjistruan 72 viktima për një total vdekjesh prej 8,007.
Në të gjithë botën numri i pergjithshëm i të identifikuarve pozitive me infeksionin e koronavirusit janë më shumë se 4 milionë e 800 mijë kurse totali i viktimave ka shkuar në 318 554
Suedia - qasja më e butë e së cilës ndaj pandemisë së koronavirusit ka tërhequr vëmendje në gjithë botën - ka regjistruar në prill muajin më vdekjeprurës në gati tri dekada.
Suedia nuk ka ndërmarrë masa të ashpra kundër koronavirusit, të tilla si vendet e tjera në Evropë.
Ajo i ka mbajtur hapur shollat për fëmijët nën 16 vjeç, ashtu si edhe kafiteritë, baret, restorantet dhe bizneset.
Autoritetet, ndërkaq, u kanë bërë thirrje njerëzve që të respektojnë udhëzimet për distancim fizik.
Zyra e Statistikave e Suedisë tha se 10,458 njerëz kanë humbur jetën në muajin prill.
“Duhet të kthehemi prapa në dhjetor të vitit 1993, kur janë regjistruar më shumë të vdekur në një muaj të vetëm”, tha përmes një deklarate Tomas Johansson, nga Zyra e Statistikave.
Në total, 97,008 vdekje janë regjistruar në Suedi gjatë tërë vitit 1993, i cili, nga ana tjetër, ka qenë edhe viti më vdekjeprurës që nga 1918-ta, kur pandemia e gripit spanjoll e ka shkatërruar këtë vend.
Johansson tha për AFP-në se nuk ka pasur ndonjë shkaktar zyrtar që ka shpjeguar numrin e lartë të vdekjeve në dhjetor të vitit 1993, por shtoi se në atë kohë ka qenë një epidemi gripi.
Qasja suedeze ndaj koronavisrusit është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht pasi numri i viktimave i ka tejkaluar ato në vendet fqinje nordike, të cilat kanë vendosur masa më të ashpra të kontrollit.
Suedia deri tani ka regjistruar 30,377 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 3,698 viktima.
'Mbretëria e Bashkuar dhe e gjithë bota duhet të jenë të përgatitur të "jetojnë për shumë muaj ndoshta edhe për disa vjet" me koronavirusin, pa bllokime të përhershme, por me ulje dhe ngritje të masave kufizuese, nëse nuk zhvillohet një vaksinë efektive'.
Kështu deklaroi profesori Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi mjekësor britanik në Doëning Street, duke spekuluar ndër të tjera edhe për "një element të sezonalitetit" të virusit.
Një element që "në vjeshtë" mund të jetë një prelud i nevojës për të prezantuar sërish "plane emergjente" të reja për të përmirësuar rreziqet e një shpërthimi të dytë epidemik.
Në lidhje me rihapjen e shkollave, Van-Tam tha se shkalla e infeksionit tek fëmijët shfaqet e ngjashme me të rriturit (më e ulët vetëm ndër më të rinjtë ), por që ndodh në një formë "shumë më të butë" te fëmijët.
Për më tepër, ai vuri në dukje se fëmijët "nuk duket se janë burim i lartë i transmetimit" të virusit.